Kalo te lënda

KOSOVA bën historinë edhe në shah

Kosovari që i befasoi te gjithë në lojrat Mesdhetare

Sukses i madh për shahun🇽🇰, Nderim Saraçi, fiton medaljen e argjendtë🥈 në Kampionatin Mesdhetar “Petrovac 2021″💪👏👏👏

Shahisti ynë, Nderim Saraçi(25), arriti të fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin e 11-të Mesdhetar të shahut, që u mbajt prej 18 – 26 qershor 2021,në Petrovac të Malit të Zi, me pjesëmarrjen e 20 shteteve(ALB, AND, BIH, CRO, EGY, ESP, FRA, GRE, KOS, LBA, LBN, MKD, MLT, MNC, MNE, POR, SLO, SRB, TUN, TUR).

Vlen te theksohët se Nderimi kishte pikë te barabarta 7.5 nga 9, me te parin Kryemjeshtrin kroat Sharic(ish kapionin evropian),por u rendit si i dyti per faktin se,Nderimi kishte humbur një pikë nga një kundershtar më i dobët krejt ne fillim te turnirit nga pakujdesia,ndersa Shariq humbjen e kishte nga një kryemjeshtër,dhe kjo ishte percaktuese që kroati te stoliset me medale te art,edhe pse në perballje direkte kishin luajtur baraz(remi).

Saraci me kete rezultat arriti të fiton edhe normën e parë për titullin kryemjeshtër(titulli më i lart në lojën e shahut)dhe 24.7 pikë elo (rejting).Ky është suksesi me i madh i ndonje shahisti kosovar ne te gjitha kohërat,sepse Kosova ende nuk ka një kryemjeshtër dhe ky është hapi i parë i një shahisti kosovar drejt keti suksesi.

Per te arritur kete sukses nuk ishte aspak e leht, sepse nder te tjera u desht te perballet me kater kryemjeshtër, fitoi nga tre ( Kadriç Denis Bosne, Budisavleviç Srbi,Senal Vehap Turki),ndersa barazoi me kryemjeshtrin kroat Shariç.

Adhuruesit e Nderimit që lojërat paten mundesi t’i percjellin live në platformat kryesore boterore te shahut si chess24.com etj,do t´i mbajn mend gjate sidomos dy sfidat e fundit në kete turnir,perballjen me kryemjeshtrin serb Budisavlevic dhe kryemjeshtin turk Senal Vehap.

Serbi Budisavlevic është nje talet i rrall dhe me perspektive, sepse titullin e kryemjeshtrit e ka arrit ne moshën 16 vjecare,por ne perballje me Nderimin nuk pat sukses te tregohët,sepse Nderimi e futi ne ujëra te trubellta qe nuk diti te noton, dhe e humbi poziten shumë heret.E kishte shume veshtir ta pranon realitetin dhe e vazhdoi lojën deri ne fund, kur u zin ne mat,cka nuk është e zakonshme ne kete rang te garave te ndodh.

Ndersa loja e fundit kunder kryemjeshtrit turk,vërtet ishte per infrakt,sepse ndodhen shume ndryshime te papritura te pozitave, her ne te mire te Nderimit e her te kryemjeshtrit turk.

Loja zgjati 125 lëvizje dhe afer 6 orë,perballje kjo qe u komentua ne shume forume te shahut si mjaft interesante.

Kjo fitore Nderimit ja siguroi suksesin, i cili na bëni krenar te gjithëve.

Shahisti kosovar ne radhitje tabelare pas veti la hiq me pak se 13 kryemjeshter nga shtetet e ndryshme pjesëmarrëse,ndersa serbi me i miri i klasifikuar ishte i nënti ne tabalë.

Nga shahistet tjer të Shqiperisë dhe Kosovës ne kete turnir,vlen te theksohet si sukses edhe rezultati i te riut Endrit Uruqi,i cili pat nje performance te mire me 2350 në rejting, e cila i solli ngritje 35 poen te rejtingut paraprak.Në start te turnirit Entriti sipas rejtingut ishte i 52`ti,por në fund u plasua i 28’ti që është një rezultat shumë i mirë dhe premtues.

Kosova ka dy mjeshtër nderkombëtar deri tani,Bedri Sadikun i cili kete titulle ka fituar në vitet e 80`ta dhe Nderim Saracin i cili është në rrugë te mirë drejt titullit me te lart te shahut,kryemjeshter.

Për suksesin e Nderimit, ka shkruar sot edhe Unioni Evropian i Shahut.

Për kët sukses,Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzoi Saraçin dhe Federatën e Shahut të Kosovës.

Shkrim nga Sh.Rukovci/Kosovalb.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: