Kalo te lënda

Shemsi Rukovci befasoi në turnirin mbarkombetar në shah


Lobi Euro-Atlanik shqiptar në bashkpunim me Federaten e Shahut të Kosovës dhe te Shqiprisë, organizoi turnir shahu i cili u zhvillua në platformën Lichess .

Në turnir morren pjesë shumë shahist nga te gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, nder ta edhe kampioni i Kosovës Korab Saraçi, dhe mjeshtri i parë nderkombetar nga Kosova, IM Bedri Sadiku,në Lichess me nikun Narti08.

Organizimi i turnirit ishte shumë i mirë,çka e karakterizoi edhe video takimi në hapje te turnirit dhe videotransmetimi i lojrave më interesante.

Hapja e turnirit u bë nëper mes video platformes ZOOM ku morren pjesë zyrtar sportiv nga Kosova dhe Shqiperia si dhe Lobi.

Presidentja e LOBT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR z. Brikena Qama, ju uroi mirseardhjen të gjithë të ftuarve dhe në mënyrë të veçantë profesionistëve të kësaj fushe. Duke vënë theksin mbi rëndësinë dhe vlerësimin që i jep LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR sportit në përgjithësi dhe sportit të shahut në veçanti.
Më pas , fjalën e mori z, Ismet Krasniqi, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili falenderoi pjesëmarrësit në këtë turne, duke theksuar lidhjen e sportit të shahut me njeriun në aspektin e inteligjencës. Gjithashtu edhe mbështejen që i duhet dhënë këtij sporti.
Z Armend Budina kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës , në fjalën e tij , falënderoi organizatorët dhe të gjithë ata që ofruan kontributin e tyre në mënyrë vullnetare duke e quajtur diasporën si pasuri kombëtare e pazëvendësueshme.
E pranishme gjithashtu, në ceremoninë e hapjes së turneut ishte edhe z.Majlinda Pilinci sekretare e Federatës së Shahut të Shqipërisë. Përveç falënderimit të të pranishëmve , z. Pilinci parashtroi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet federatave ,dhe rëndësinë e këtij sporti si vlerë kulturore e sportive e një kombi.
Emocjonet e turneut i përcollën komentatorët Hysni Reçica dhe Fehmi Bekteshi(shiko videon).
Statistikat dhe lojrat mund t i shihni në link
https://lichess.org/swiss/YQp00eUv

Befasi e këndëshme e keti turniri ishti shahisti Shemsi Rukovci(Norvegji), i cili fitoi edhe kunder IM Bedri Sadikut,dhe e kishte edhe një lojë shumë të mirë kunder kampionit të Kosoves Korab Saraçit ,lojë në të cilën qëndronte shumë më mire por nga një pakujdesi e humbi në fund.

Tri vendet e para

1.Korab Saraçi 9.5

2.Shemsi Rukovci 9

3.Hasan Krasniqi 7.5

9 nga 11,dhe një prezentim mbi 2600 në rejting,është një paraqitje tejet e suksesshme per shahistin llapjan me vendbanim në Norvegji.

Shemsiu nuk është shahist i rregullt në gara, dhe ka formë të ndryshueshme si pasojë e një aksidenti që kishte në komunikacion në vitin 2005.Si pasojë e këti aksidenti kishte pauzuar një dekadë,por kohë pas kohe din të befason kur është në formë.

Në vitet e 90ta ishte garues me mjaft sukses në kampionatin suedez një kohë të gjatë për klubin e njohur Hallsberg,e më vonë ndihmoi edhe klubin e Rilindjes në Oslo në ngritje të cilësise duke luajtur në tabelen e parë.Rejtingu i Shemsiut kishte arritur mbi 2200,por e gjitha humbi si pasojë e pauzimit të gjatë pas problemeve shëndetësore,dhe tani ka një fillim krejt të ri.

Foto në vazhdim tregon një paraqitje te ti e cila bëri jehonë në Norvegji në vitin 2019 ,kur u takua me Kryemjeshtrin e parë te Norvegjise,Simen Agdestein.

Simeni është i njohur edhe si mësuesi i kampionit boteror dhe legjendes se shahut Magnus Carlsen i cili ka dominuar në botë dekaden e fundit.

Shkrim nga Imri Trena redaktor i radio Zeri i Arberit per Kosovalb.com

PER CEREMONIN E HAPJES

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: