Norvegjia i hap shkollat dhe …

🔘 Norvegjia hapet nga sot dhe lejon festimet e ditës kombëtare më 17 maj

Siç bën të ditur gazeta Dagens Nyheter, Norvegjia do të hapë të gjitha shkollat më 11 maj kurse dita kombëtare më 17 maj do të mund të festohet për deri sa njerëzit do të mbajnë distancën prej një metri ndërmjet veti dhe dy metra ndërmjet radhëve. Kështu ka njoftuar sot qeveria norvegjeze në një konferencë shtypi.

Kryeministreja norvegjeze Erna Solberg tha se shumica e institucioneve do të hapen prap nga mesi i qershorit për aq sa virusi do të mbahet nën kontroll. Ndërkaq shkollat e ciklit të mesëm dhe shkollat e larta do të hapen më 11 maj.

Qeveria ka zgjedhur që tu jap përparësi fëmijëve dhe të rinjve, tha Erna Solberg në konferencën e sotme për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt në televizion. Shoqëria norvegjeze hapet gradualisht që nga sot duke lejuar grupe njerëzish deri në 20 veta, në organizimet shoqërore ose ato private për deri sa i gjithë grupi mban distancën së paku deri një metër.

Po ashtu u bë e ditur se edhe koha e karantinimit do të ulet tani nga 14 sa ishte më parë në 10 ditë për personat që kanë qenë të sëmurë.
Shkrim nga Shuquri Sejdijaj

https://www.dn.se/nyheter/varlden/norge-oppnar-med-start-i-dag-och-tillater-17-maj-firande/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: