Sofra Tradicionale e MDIS-it, mbledh në shesh qindra qytetar
Nën organizimin e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, është mbajtur në sheshin “Skënderbeu” sofra tradicionale.
Sofra e mbushur me ushqime tradicionale shqiptare, e e rrethuar me rapsod, mblodhi në shesh shumë qytetarë që iu bashkuan manifestimit që MDIS-i ka organizuar në kuadë të Ditëve të Diasporës.
Në emër të zëvendëskryeministrit/ministrit të Diasporës Dardan Gashi, pjesmarrësit i ka përshëndetur sekretarja e përgjithshme e MDIS-it, Shyhrete Gosalci.
Ajo ka theksuar se sofra është një manifestim që vë në pah vlerat shqiptare të ruajtura ndër vite.
“Sofra ka qenë vend i tubimeve dhe vendimeve të mëdha, andaj ne do vazhdojmë ta begatojmë dhe kultivojmë këtë traditë” ka thënë Gosalci.
Sofra është udhëhequr nga profesor Daut Demaku, ndërsa përformancë artistike ka pasur nga ansambli ‘Drenica’