Kalo te lënda

Oslo sot festoi shqip(foto + video)

Sot në Oslo (Norvegji) u mbajt dita e kulturës shqiptare. Ishte një ditë mbasë ndër më të veçantat për autorin e këtyre rrjeshtave. Edhe përkundër motit të vrërët e besa edhe me shi në fillim të evenimentit(ora 10), më pastaj sikur edhe DIELLIT ia shtuan rrezet e arta këta engjuj, pasardhës tanë. Janë nxënës të shkollës shqipe “Nëna Terezë” në Ski të cilët komunitetin shqiptar po e bëjnë krenar në çdo manifestim ku marrin pjesë. E si mos me qenë të tillë, nxënës shembullor e artist të skenës kur kanë një arsimtare të palodhshme të vallzimit, një nënë shembullore e veprimtare e palodhur, zonjën Arta Drenica Mexhuani(e para majtas). Por, çfarë hjeshie do kishin vallet tona po të mos ishin veshjet tona Kombëtare me koloritet e tyre?! Meritore për të gjitha këto edhe qindra tjera veshje është zonja Emine Hoti(e fundit djathtas). Ne prore do t`iu jemi mirënjohës dhe të mirat e botës për juve e më të dashurit tuaj. Ju sot në Oslo me këta engjuj, na bëtë të ndjehemi krenar, na bëtë zemrat mal dhe na emocionuat si rrallë herë më parë; Po e përsërishim edhe njëher thënien e konferencieres: – Shqiponja më të bukura kurr s`kam parë! E neve në fund s`na mbetet tjetër të shtojmë vetëm t`iu themi: – Mos e ndalni fluturimin SHQIPONJAT tona…!
Imri A.TRENA -Radio Zeri i Arberit-Norvegji

                       PER VIDEO KLIKO KETU

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: