Arrestim interesant i nje serbi ne Kosové
Policia e Kosovës e ka arrestuar sot pasdite një serb në komunën e Klinës.
Milorad Zajic u arrestua në Stacionin e Policisë në Klinë, pasi shkoi për t’u informuar për një vjedhje që i kishte ndodhur, raporton KTV.
Pas arrestimit në Klinë ai është bartur në Prishtinë dhe dyshimet e Prokurorisë janë se ai lidhet me krime lufte ndaj shqiptarëve në vitet 1998/99.
Zajic ishte kthyer së fundi në Kosovë nga Serbia dhe shefi i zyrës për komunitetet në komunën e Klinës, Ranko Kostic ka thënë se arrestimi është shumë shqetësues dhe se kjo shkon në kundërshtim të përpjekjeve për kthimin e komunitetit serb në Klinë.