Gruaja jep veshkën për shpëtimin e burrit të saj
Gruaja jep veshkën për shpëtimin e burrit të saj
Remzi Basha, një shqiptar nga Suhareka që jeton në Suedi do të ndihej i vetmuar kur do të kuptonte se jeta e tij ishte në rrezik.
Poeti ishte diagnostikuar me një sëmundje në veshkë, si pasojë e së cilës i ishte rrezikuar edhe jeta. E vetmja mundësi për të shpëtuar jetën e tij, ishte transplantimi i njërës veshkë.
Por në raste të tilla me rrezik njerëzit shmangen. Por dikush që nuk e kishte lënë vetëm gjatë jetës kishte vendosur që të mos e linte vetëm as këtë herë. Gruaja e tij Afërdita, do të shprehte gatishmëri të dhuronte njërën veshkë për të shpëtuar jetën bashkëshortit.