Oslo: U dha premiera e filmit dokumentar per Jahush Shkreten dhe u promovua libri i Prof.Nusret Pllanes…(video)

Me 24.02.2018 në Oslo u dha premier filmi dokumetnar kushtuar luftëtarit të lirise Jahush Shkreta si dhe u promovoua botimi i VIl-të i librit të Prof. Dr. Nusret Pllanës, me titull: “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999

Ne fillim te keti organizimi ,Prof.Nusret Pllana foli per vepren e keti luftetari si dhe per aktivitetin e ti për pregaditjen e keti filmi dokumentar.

Ky film i perloti te gjithë te shikuesit qe kishin ardh ta shohin. Jahushi ishte nje i ri i cili kishte shkuar nga Norvegjia ne luftë ne Kosovë.Ai luftes ju kishte bashkangjit ne mars te vitit 1998.
Jahush Shkreta, mori pjesë në shumë beteja çlirimtare: në betejen e Komoranit, Grykë të Llapushnikut, në Negroc, Kosmaq, Krajkovë, Potërk, Rahovec, Malishevë, Kleqkë e Jezerc.
Në shtator 1998 kthehet në Puset e Nikës të Hanit të Elezit dhe më 22 mars 1999 bie në mina në zonën e luftës në Puset e Nikës dhe këputi këmbën duke mbetur edhe invalid i rëndë i UÇK-së.Ai ishte rikthyer ne Norvegji dhe kishte rregulluar protezen e kembes se keputur.Edhe pse mbeti invalid e dashura e ti nuk e braktisi,ata u martuan dhe nga kjo martesë linden dy djem dhe nje vajzë.Fatkeqësisht Jahushin e kaploi smundja e kancerit ne vitin 2014.Mjeket bene te pamunduren te sherojne, por kjo nuk u arrit.Jahushi vdiq me 16 mars.2017.Ne kete dokumentar jeta e Jahushit u pasqyrua nepermes intervistave te ndryshme me bashkeluftetaret e ti dhe disa pjesë filmike qe i kishin qenruar kohes e ku ishte i perfshir Jahush Shkreta.”Pershtypje te jashtzakonshme na la aktiviteti patriotik i Jahushit,por gjithsesi nje pershtypje pozitive dhe atëdhetare na ka lene edhe bashkëshortja e Jahushit”than disa nga shikuesit e keti filmi per Kosovalb.com

-Perveq keti filmi u promovoua botimi i VIl-të i librit të Prof. Dr. Nusret Pllanës, me titull: “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999

Libri i Prof. Pllanës trajton në një masë masakrat e Serbisë ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit dhe dëbimin nga trojet e tyre. Pastaj u referohet masakrave të shumta që nga okupimi i Kosovës me 1912 e tutje.
Libri i Nusret Pllanës, i përkthyer në shumë gjuhë(anglsiht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht, maqedonisht, japonisht e suedisht), mundëson njohjen e të vërtetës për barbarizmat e Serbisë në Kosovë.
Autori i keti libri i njoftoi te pranishmit me suksesin e shperndarjes se keti libri ne te gjitha qendrat botërore.Ndersa per hir te 10 vjetorit te Pavarësise se Kosovës, kishte arritur edhe suksesin mete madh duke e futur kete liber ne Paralamentin Evropian.Te gjithe delegatet ne kete parlament tani kan ne disponim nga nje liber 4 kilogramesh me tiull “THE TERROR of SERBIAN OCCUPIER OVER ALBANIANS 1844 – 1999”.”Kjo tregon qe kemi futur ne kete parlament tona me libra ku pasqyrohet gjenocili mbi popullin shqiptar”tha Nusret Pllana per te pranishmit ne kete tubim ne Oslo me 24.shkurt 2018

Shkrim nga SH.R. Kosovalb.com

Categorised in: Lajme, Norvegji

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: