Lobi në Norvegji, shpërndan libra në gjuhën shqipe për komunitetin shqiptar

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar në Norvegji, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka shpërndarë 200 libra në gjuhën shqipe, për mesime plotësuese.

Elmane Emiri dhe Lume Tasholli, nga Lobi, ua kanë dorëzuar librat kryetarit të shoqatës “Liria”, në qytetin Kristiansund, Bashkim Hadergjonaj.

E gjithë kjo, me qëllim të ngritjes së cilësisë në mësimet plotësuese për shqiptarët në Norvegji.

Daut Haxhaj, përfaqësues i Lobit, ka thënë se ndjehet i kënaqur që është marrë një iniciativë e tillë, pasi sipas tij, shqiptarët në Norvegji e në shumë vende të tjera kanë nevojë për të mësuar sa më shumë gjuhën shqipe.

“LEASH në Norvegji do të angazhohet në ngritjen e cilësisë në mësimin plotësues në gjuhen shqipe ashtu dhe në bashkëpunim me Ministrin e Diasporës dhe Ministrin e Arsimit si dhe me Institucione vendore në Norvegji, në mënyrë që nxënësit që e kryejnë mësimin plotësues të pajisen me dëftesë”, ka thënë Haxhaj.

Lobi Euro-Atlantik, falënderon Qendrën Kulturore të Republikës së Kosovës me seli në Malmo, dhe Naim Sadikun për sigurimin e materialit shkollor./Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: