Suedi:Shqiptarit burg i përjetshëm për vrasëjen me sopatë

Shkrim nga Aftonbladet

Një shqiptar 36 vjeç e kishte goditë disa here në kokë me sopatë vajzën e të dashurës së tij në vitin 2017. Vajza kishte vdekur pas disa ditësh në spital.
Gjykata e shkallës së dytë tash ashpërsoi dënimin e tij duke e ngritur në denim me burg të përjetshëm, dëbim dhe dëmshpërblim.

Vajza e ndjerë ishte goditur disa herë në kokë dhe kishte vdekur pas disa ditësh në spital. Në nëntor të vitit të kaluar vrasësi ishte dënuar nga gjykata e shkallës së pare me 18 vite burg. Tash gjykata e shkallës së dytë në Suedinë Perëndimore e ngriti dënimin ndaj Durim Lumit me burg të përjetshëm.
Ngjarja ka ndodhur më 21 maj 2017 në Sunne, krahina e Värmlandit në Suedi. Ditën kritike Durim Lumi sulmoi vajzën 21 vjeçe, që ishte vajza e të dashurës së tij, duke e goditur disa herë në kokë me sopatë.
Vrasësi që është shtetas shqiptar ishte kapë pothuajse menjëherë pas aktit kriminal. Ai nuk kishte dhënë ndonjë motiv për kryerjen e vrasjes por të afërmit kanë pohuar në hetime se Durimi dhe vajza e të dashurës së tij kishin pasë një konflikt i cili bazohej në atë që njerku nuk po ndihmonte me asgjë në shtëpi. E ëma e të ndjerës kishte bashkëjetuar për disa disa vite me Durimin dhe nga hetimet policore del se ai kishte marrë përsipër rolin e babait për vajzën e vrarë dhe motrën e saj.
Gjykata e shkallës së dytë tani ia ashpërsoj dënimin nga 18 vite burg me burg të përjetshëm për shkak se Durimi në fillim të vitit 2000 kishte vra edhe një person tjetër në Greqi. Ashpërsimi i dënimit përfshinë edhe dëbimin e Durimit nga Suedia dhe një dëmshpërblim prej 170 000 kruna.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: