Aziz Murati krijues dhe piktor nga ish (Hajkobilla) Gjelberishta e Gallapit !

 

Aziz Murati njëri ndër personalitet e para që ndoqi arsimin dhe u bë juristi i tretë në gjithë Kosovën. Ai pos , punës profesionale shkruante ndërkohë, po edhe ishte një piktor autodidakt i cili la peizazhe dhe vepra arti si piktura ne mesin e tyre edhe librin . Fshatin e tij e përshkroi edhe me bukurinë siç e përjetonte në shpirt me gjithë banoret e saj përmes lapsit dhe brushës . Azizi ishte një njëri modest, i qet nuk u thirrte, kurrë në pozicionin që kishte.

Malësinë e Gollakut, për nga peizazhet, malet, thyerjet, lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të veten, nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar, pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtetet e ma vonshme, po edhe të këtyre aktuale!
Malësia e Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .

Peizazhe me motiv nga fshati Gjembërishtë ish (Hajkobillë) nga piktori Aziz Murati.
Pikturat janë realizuar në tekniken vaj dhe në stilin realizëm.

Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popullatë ma bujare , me një popullatë ma besnike e sinqertë dhe trime .Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur gllabërimin e kësaj ane shqiptare!

-Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë , instrumentistë popullor , të cilët në amfiteatrin popullor të odave , gazmendeve , ahengjeve dhe tubimeve të ndryshme popullore , kanë shënuar gjurmë në piedestal artin e krijuar nga shpirti i popullit , i cili në historinë e kulturës sonë kombëtare do të jetë një thesar i çmuar për shumë breza që do të vijnë në vazhdimësi.
Njëri nga këta krijues ishte edhe Aziz Murati njëri ndër personalitete e para që ndoqi arsimin dhe u bë juristi i tret në gjithë Kosovën. Ai pos , punës profesionale shkruante ndërkohë, po edhe ishte një piktor autodidakt i cili la peizazhe dhe vepra arti si piktor në mesin e tyre edhe librin “Jeta në udhëkryqet e historisë”.

Peizazhe me motiv nga fshati i bukur me lumin përmes, lulëzimin e pemëve dhe gjallëria në Gjelberishtë ish (Hajkobillë) nga piktori Aziz Murati

Fshati i lindjes së Aziz Muratit është Gjembërishta ish Hakjkobilla i cili fshat shtrihet, po në pjesën e vargmaleve të bukura në Gallap . Një fashat me peizazhe të bukura i cili përkufizohet me fshatin Dabishec , Gllogovicë, Zajçec Gregjenik dhe me vinë kufitare me Serbinë e tashme fshatin Merkojë qe përkufizohet me Tullar dhe Banjën e Sjarinës. Përkundër reprezaljeve serbe deri tash ishte i banuar me shqiptarë, pjesa dërmuese.
Në Gjembërishtë kanë mbetur shumë pak banor, por është një fshat me toka pjellore ,male , kullosa një lum kalon përmes fshatit që i shton bukurinë .

Aziz Murati lindi në vitin 1923. Rrjedh nga një familje me tradita atdhetare. Sikurse shumë familje që i rezistuan stuhive zullumqare të pushtuesve osman , serb , bullgar, pushtuesve gjerman në luftën e dytë deri në luftën e fundit nga barbaria serbe, qëndroj edhe veproj edhe kjo familje. Kjo familje rezistoj dhe luftoj besnikërisht për interesat kombëtare. Shkollën fillore e filloj në fshatin e lindjes dhe në Dabishec .Shkollimin e parë që posedonte kjo anë ishin mejtepet , ku edhe ky e ndoqi mësimin aty. Nuk i flente zemra diçka si i ri në atë shkollë . Lexuar s’kishte, por nga gojëdhënat familjare vetën e quante shqiptare , shkollë shqip s’kishte ndjekja e mësimit në mejtep ishte ajo arabishtja?!. Okupimi nga Turqia s’kishte shumë kohë që e kishte lëshuar vendin tonë . Ky në atë periudhë fëmijërore përjetoj terrorin serb nga e cila si fëmijë nuk mund ta perceptonte vetën , përse mejtep? Përse në gjuhe arabe qe asnjëri nuk e njihte as që kishte dëgjuar për ta dhe ta mësonte gjuhën e tyre , sikur ju bë një mllef i brendshme në vetvete?.

-Po ngadalë e kupton se veprimet antishqiptare me qëllime të caktuara ishin nga Serbia, që shqiptarët t’i shndërronin , t’i asimilonin edhe përmes fesë. I angazhonin të gjithë vetëm në fe, pa përfshirë, as gjuhën , as kulturën shqiptare, as zakonet as artin?. Shpesh kapelën e obliguar nuk e vente në kokë . Arroganca e tij ndaj shkollimit fetar ju ra në sy edhe atyre qe udhëqnin shkollën e mejtepit, po edhe familjarëve të vet.

-Pa e mbaruar këtë mejtep famëkeq, iku në qytetin e Prishtinës për të vazhduar prapë mësimin, po fatkeqësisht, prapë jo në gjuhën shqipe, po në atë serbe. Synimet e armikut ishin ta vazhdojnë politiken e osmanëve qe vetëm shqiptarëve nuk ju mundësoj përdorimin e gjuhës shqipe. Vjedhurazi regjistroj edhe fakultetin juridik në Beograd në vitet e 60-ta, ku me përpjekjet e tij rezultojë pakënaqësia e studenteve në vitet 68-ta për hapjen e Universitetit në Prishtinë. Në bankat e para në fakultetin juridik në Kosovë ishte si student i parë , nga e cila edhe e mbaroj me sukses të shkëlqyeshëm. Ka punuar në shumë vende të Kosovës, po edhe në vende dhe funksione të ndryshme.

Ishte ndër të parët që kërkoj të hapet shkolla e policisë së Kosovës në gjuhen shqipe. Aziz Murati krijoj familje dhe i ka 4 djem që u shkolluan të gjithë. Edhe ata traditën dhe frymën kombëtare nuk e shmangen, por i kapen armët në duar për t’i dal zot atdheut kundër hordhive serbe që po përpiqeshin akoma ta mbajnë Kosovën nën okupimin e egër të tyre në vitin 1998 -99. Nagip Murati inxhinier dhe doktor i teknologjisë, profesor në Fakultetin Metalurgjik në Mitrovicë , mori pjesë aktive në radhët e UÇK-së për çlirimin e vendit. Po ashtu edhe nipi , djali i madh Rexhep Muratit, profesor në universitetin e Kosovës, Valon Murati i nipi (djali i Rexhepit) luftëtar ndër celulat e para të UÇK-së . Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik dhe studimet master për të drejtat e njeriut dhe demokraci në Universitetin e Sarajevës dhe të Bolonjës në Itali.

Aktualisht është drejtor i Qendrës për të Drejta e Njeriut në Universitetin e Prishtinës. Anëtar i LKÇK-së 1993-2000, Kryetar i LKÇK 1999, pjesëtar i UÇK-së. Anëtar i kryesisë së AAK-së 2000-2001. Kryetar i Aleancës së të rinjve të Kosovës 2000-2001. Anëtar i KP të Lëvizjes për Bashkim nga viti 2008 e gjer më sot. Vet situata e krijuar dhe dalja në ilegalitet e Valonit , Azizit i krijoj një mërzi dhe pa siguri , që me muaj nuk e shihte edhe para lufte në kohen e paraluftës qe nga ilegalja ishte aktiv i guerilës së UÇK-së . Ishte i shqetësuar Azizi per te që cdo dite Serbia bente arrestime dhe burgosje po edhe vrasje kundër forcave paraushtarake te UÇK-së , prestar i së çiles ishte edhe Valoni. Azizi përkrah punës që mbante dhe qe jetonte në kryeqytet shpirti , kujtimet dhe ëndrrat ishin dhe lundronin atje ku lindi në Gjembërishtën e shkrepave, përroskave, kalldrëmeve arave dhe fushave të bukura dhe të dashur.Pas pensionit ma tepër kohën e kalonte ne shkrime dhe pikturë nga e cila , vdekja e rrembeu po ne vitin 1997 ne Prishtinë.

Pamje e fshatit ku paraqet pamje nga syri i pranverës me plotë gjallëri , me lule , ara të punuara dhe bukurinë e natyrës me plot ngjyra të ngrohta dhe një gërshetim universal të realizuar përmes brushës.

Kishte filluar që herët të shkruaj kujtime , për kulturën, zakonet dhe përjetimet qe i kishte prekur dhe shkelur vet në periudhën e luftës. S Përmblodhi kujtimet si pjesëmarrës në luftën e dytë botërore, e pasuroj bagazhin e vet në dorëshkrimet e veta e pasuroj . Kujtimet dhe tregimet Azizi i përmblodhi në librin “Jeta në udhëkryqet e historisë” . Dorëshkrimet e tij ishin shumë interesante ,përfshiu aktivitetet të ndryshme, por edhe ato biografike. Azizi ishte një njëri modest, i qetë nuk u thërriste, kurrë në pozicionin që e kishte . Në takime shoqërore , lente përshtypje shoqërore dhe miqësore nga e cila, dera e tij ku do që ishte, nuk ishte e mbyllur për njerëzit nevojeli.

Dorëshkrimet e përmbledhura kane një zanafillë nga vitet 1934 e deri ne vitet e 90-ta. Dashurinë, respektin, ëndërrimet, lojërat, zakonet dhe toponimet. Në përmbledhjen e librit janë përfshirë periudhat e rezistencës shqiptare kundër regjimit serb edhe ne aksionin e armëve, vitzet 68-ta , 81-ta etj. Përshkruante emocionalisht me motiv nga fshatit dhe Malësia e Gallapit. Atje në ato male të bukura e gjente veten me aromën e luleve nga ajo natyrë që u inspironte të shkruaj, për bagëtinë , për rrugët , arat e fshati , zakonet , dasmat këngët. Ai i futi në atë libër shumë gjëra që i përmbyti edhe lufta e dytë botërore atë anë të Gallapit. Fshatin e tij e përshkroi edhe me bukurinë siç e përjetonte në shpirt me gjithë banorët e saj përmes lapsit dhe brushës.

Për tu afruar ma tepër me atë vend qe ja kithin dhuruar dashurinë ndaj fshatit (Hajkobillë) Gjembërishtë , ai ju përvesh edhe brushës qe realizoj disa piktura me motive nga fshati. Aziz Murati gërshetoj artin pamor të pikturës që me ngjyrat e kombinuara të ngrohta krijoj një stil të pikturës në vete . Ngjyrat i përdori ato të vajt që realizoj stilin artistik të peizazheve nga fshati në stilin e realizimit. Ne pikturat e tij i gjënë lulet , gurtë , shpatet , arat , livadhet me ngrohtësinë e ngjyrave. Ma së miri tregojnë vlerat e këtij piktori autodidakt që la gjurmë në fushën e kulturës edhe ne shkallë rajoni nga të cilat do t’i shijojnë në të ardhmen brezi i ri i Gallapit piktoresk.

Shkrim nga  Asllan Dibrani

Categorised in: Kuriozitetet, Lajme

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: