Bardhyl Kadolli shembull i suksesit ne Norvegji(foto)

Nje tjeter kosovar i cili me angazhimin e ti, po arrin sukese dhe po tregohet shembull për të mirë.
I ardhur ne Norvegji ne fund te vitit 2013, me nje status per pune sezonale 3 mujore,Bardhyl Kadolli arriti qe permes kanaleve zyrtare te aplikon per leje pune te rregullt.Vendosshmeria e ti u shpague, dhe me diplomë kosovare u pranua si punekerkues ne Norvegji. Angazhimi i ti i qendrueshem dhe aftesia e ti, bëri qe Bardhyli ta mesoj gjuhen shpejt, dhe t’i qaset rregullave per integrimin ne sistemin vendor.Ai per nje periudhe te shkurte u pranua ne nje nder kompanite me te suksesshme, ne sektorin e farmacise. Si teknik i farmacise, puna  e ti ishte e thjeshte, por e pandalsheme.Vlersimi i punës se ti  në një kolektiv me bashkëpunëtor te mirë e korrekt,i dha edhe me shume motiv për angazhimin profesional,për të avansuar ne shkallën e karrierës.
Kosovalb.com kete shkrim për Bardhylin e sjell, duke u bazuar ne artikullin e gazetës profesionale te kesaj ndermarrje te farmacisë, ku Bardhyli prezentohej ne 3 faqe te saj(shiko foton 2)
Siq shihet, ketu shkruhet  se si me sharmin dhe punen e ti,ka arrite qe t’i trajton klientet e ti, te cilet cdo here ndahen te kenaqur,.Gjithashtu edhe koleget e ti te punes, po mesojne nga ai. Bardhyli punon si teknik i farmacise, pergjegjes marketingu, dhe trajner i shitjes ne Vitus apotek

 “Perveq mikëpritjes ne vendin e punës, nuk mund ta anashkaloj pa e permend ndihmen dhe respektin qe kam marr ,nga disa familje norvegjeze , te cilat me ndihmuan ne forma te ndryshme gjatë  kesaj periode sa jam ne Norvegji. Duke mos permendur emra te veqant do te falenderoja familjet: Heltne nga Lesjaskog, Heltne Nordbrenden nga Hamar,Næss nga Ørje, Lilleskare nga Bergen .Familje keto qe me ndihmuan ne forma te ndryshme ne integrimin ne Norvegji,e te cilave ju jam mirënjohës gjithmon”tha Bardhyli per Kosovalb.com

Bardhyli i cili u rrit ne nje familje inteletuale ,ne Bukoshin e Therandes ,tani jeton ne Askim , me bashkëshorten Besarten dhe dy vajza binjake.

Sh.R/Kosovalb.com/

 

 

 


Categorised in: Lajme, Norvegji

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: