Kalo te lënda

Rakkestad: Adriatik Livs fitues i turnirit Zahir Pajaziti

Ne Rakkestad te Norvegjisë u mbajt turniri i tretë tradicional Zahir Pajaziti,ne futsal.
Ky turnir mbahet per nder te ditëlindjes se heroit kombetar Zahir Pajaziti, kesaj radhe per ditëlindjen e ti te 55-të.
Ne turnir morren pjesë 18 ekipe nga viset e ndryshme te Norvegjisë dhe Suedisë.
Me kupa u nderuan :
1.Adriatik Livs,
2.Autokton
3.Lavdimi

Nder veteranet vendin e

1.Prishtina ,ndersa

2.Stömstadi

Lojtari me mire Ardian Berbatovci,portieri me i mire Isa Shipshani

Ekipi Ibri u shpall ekipi FER PLAY

Me medale falenderimi u dekoruan edhe referet:

Naim Kadriu,Asim Cajo dhe Sali Hyseni

Per fotoalbum kliko ketu
Ky turnir mbahet nen patronatin e shoqates humanitare Albanor,shoqatë kjo qe nga aktivitetet e tilla ka ndertuar 41 shtepi ne vendlindje per te varferit.
Kjo shoqate ne shenje falenderimi per kontribut, i nderoje me medale:

Arben Balen ,aktorin e njohur ne Norvegji,per kontributin e tij ne pjesëmarrje te cdo turniri qe eshte organizue,si dhe

Shemsi Rukovcin(artikull shkruesin) per kontributin e ti ne trensparencen e keti fondi,me shkrimet e ti per aktivitetin e fondit Albanor.
” I falenderojme te gjithë për pjesëmarrje dhe ju jemi mirnjohes te gjithëve.Jemi te lumtur qe perveq qe po markojme ditlindjen e heroit Zahir Pajaziti, me keto tubime po mund te kontribojme edhe per vendlindjen.Kesaj radhe nga ky turnir u tubuan 2 700 euro,duke e llogaritur pagesat per pjesëmarrje dhe shitjen e ushqimit te cilen po e pregadisin familjet tona,per cka ju jemi shume mirnjohes.Nje falenderim i posaqem edhe per Syle Duriqin i cili ne pamundesi me sjell ekip, ka paguar vet shumen e parapare per nje ekip pjesëmarres prej 1000 kr.” tha Mexhit Merovci per Kosovalb.com

Turnire tjera te radhes por qe nuk e kan kete karakter humanitar,por organizohen per ndihme klubeve futbollistike Fortuna dhe Rilindja, organizohen ne javet ne vazhdim.Per Fortuna kliko ketu (Nentori Kuq e ZI) ndersa per organizimin e Rilindjes kliko ketu- (Adem Jashari)

Ekipi Hamez Jashari meriton cdo respekt per pjesmarrjen aktive ne cdo turnir shqiptar.

Ekipi Komandant Shemi.Me portierin Bashkim Ahmeti,vllaun e Komandant Shemit.Respekt

Ve vazhdim nje nga shtepit e ndertuara nga organizimet e tilla

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: