Dokumente nga arkiva ushtarake : Ja ku eshte kufiri Kosovë – Malin e ZI
Më poshtë po ua sjellim faktin e marrë nga Enciklopedia ushtarake e Beogradit, e botuar në vitin 1972, ku në mënyrë decidive shkruan se kufiri i Malit të Zi me Serbinë (në fakt me Kosovën, e cila asokohe ende ishte „pjesë“ e Serbisë) kalon nëpër Çakorr, Hajlë dhe Zhleb..!!
Dokumente të siguruara nga Ali Kelmendi
V O J N A E N C I K L P E D I J A
Drugo Izdanje
4 JAKAC – LAFET
BEOGRAD, 1972
_______________________________________
IZDANJE REDAKCIJE VOJNE ENCIKLOPEDIJE
OPŠTI PODACI
Ime i MEĐE.
Granice današnje NR Crne Gore nisu svuda prirodne, jer one na mnogim mestima presecaju rečne doline. Počevši od naj-južnije tačke na ušću Bojane, granica prema Albaniji vodi Bojanom, seče Skadarsko jezero u pravcu Humskog Blata, penje se na grebene Prokletije, ostavljajući jedan deo doline Vrmoše Albaniji.
Prema NR Srbiji granica vodi vrhovima Bogićevice, Čakora, Hajle, i Žljeba. Sa planine Mokre granica skreće prema severozapadu presecajući Ibar između Drage i Vuče, penje se na Kruščicu između Korta i Peštera, spušta se u dolinu Luma, prolazi razvođem između Lima i Ćehotine sve do planine Kovača na tromeđi narodnih republika Crne Gore, Srbije i Bosne Hercegovine. teksti vazhdon………….
_________________________________________
Përkthimi në gjuhën shqipe:
E N C I K L O P E D I A USHTARAKE
Edicioni i dytë
4 – JAKAC – Lafet
BEOGRAD, 1972
______________________________________________
BOTIM I REDAKSISË SË ENCIKLOPEDISË USHTARAKE
INFORMATA TË PËRGJITHSHME
Emri dhe mezhdat.
Kufijtë e Republikës Popullore (RP) të sotme të Malit të Zi nuk janë kudo të natyrshëm, sepse ata në shumë vende prekin luginat e lumenjve. Duke filluar nga pika më jugore në ngushticën e Bunës, kufiri shkon me Shqipërinë pranë Bunës, liqenit të Shkodrës në drejtim të Lloçit humusor, pastaj ngjitet në kreshtën e Prokletijes (bjeshkëve të nëmura), duke e lënë një pjesë të luginës së Vermoshit në Shqipëri.
Ndërsa në drejtim të RP-re të Serbisë (Kosovës, v.j.) kufiri çon nëpër majat e Bogiçevicës, Çakorrit, Hajles dhe Zhlebit. Nga malet Mokra kufiri malor shkon drejt veriperëndimit, duke kaluar lumin Ibër përmes Drages dhe Vuçes, duke u ngjitur në Krushicë midis Kortit dhe Peshterit, duke zbritur në luginën Luma, që kalon përmes Limes dhe Qehotinës drejt malit Kovaça në trekufirin e republikave popullore të Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.. teksti vazhdon …..!!
P.S. Në foton më poshtë është hulumtuesi dhe mbrojtësi i kufirit tonë me MZ, z. Ali Kelmendi, kurse materialet e skanuara janë në origjinal në gjuhën serbokroate, vetëm si dëshmi se nuk i kemi sajuar ne, por janë fakte të pamohuara të cilat komisioni i udhëhequr nga Murat Meha tentoi t’i mohojë dhe anashkaloi, duke i falur malazezëve mbi 8300 hektarë tokë të trevës së Rugovës, gjegjësisht Kosovës..!?/R.E.