Pandeli Majko, ministër i diasporës shqiptare
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar dhe sfidat për mandatin e ri.
Në krye të Qeverisë së Shqipërisë do të jetë Edi Rama dhe zëvendëskryeministre do të jetë Senida Mesi.
Rama theksoi se kabineti i ri do të ketë dyministra Shteti, të cilët janë Pandeli Majko e Sonila Qato, respektivisht për Shqiptarët jashtë Kufijve dhe për Mbrojtjen e Sipërmarrësve.
Sic arportojnë mediat në Shqipëri, struktura qeverisëse përmban edhe 11 ministri, përbërja e të cilave është 50-50, mes meshkujve e femrave.
Ndryshe për herë të parë Shqipëria është bërë një ministri e veçantë për shqiptarët jashtë kufijve, në krye të së cilës është ngarkuar Majko.
Pandeli majko, lindur në vitin 1967 në Tiranë është politikan shqiptar dhe ish Kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1998–1999 dhe për një kohë të shkurtër gjatë vitit 2002. Nga korriku vitit 2002 deri në shtator të vitit 2005 ishte Ministër i Mbrojtjes.