Regjisori shqiptar fiton “Oscar”-in norvegjez (foto)

Çmimi prestigjioz i kinematografisë norvegjeze nuk e konfirmon vetëm kualitetin e filmit “Hunting Flies” të regjisorit shqiptar, i cili jeton në Norvegji, Izer Aliu, por ia lehtëson atij realizimin e projekteve të ardhshme filmike.

Kështu regjisori shqiptar së fundmi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Amanda Awards”, mori trofeun me mbishkrimin: “regjisori më i mirë”.

Aliu ishte në garë me dy regjisorë të njohur norvegjezë, Erik Poppe me filmin “The King’s Choice” dhe Kim Hiorthoy me “The Rules for Everything”, garë kjo në të cilën arriti të fitojë bindshëm dhe të tregojë talentin e tij prej regjisori ne shtetin skandinav që e vlerësoi kaq lartë.

Çmimi “Amanda Awards” ndryshe njihet edhe si “Oscari norvegjez”, ndërsa për Aliun kjo është hera e dytë që merr një çmim të kësaj ceremonie. Në vitin 2012, ai ishte shpërblyer me çmimin për filmin më të mirë të shkurtër, “To Guard a Mountain”.

Kujtojmë se këtë vit, regjisori shqiptar me origjinë nga Maqedonia, me filmin e metrazhit të gjatë “Hunting Flies” ka qenë i nominuar për dy çmime: për regjinë dhe skenarin më të mirë.

Categorised in: Norvegji, Showbiz

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: