Idealizmi i gjeneratave të reja nga diaspora është shpresë për prosperitetin e Kosovës

Historia e re e Kosovës (prej vitit 1912 deri në vitin 1999) është dëshmia më e mirë, se rrolin kyç për çlirimin e Kosovës (pa përjashtim të rrolit të gjithë shqiptarëve dhe miqve të shqiptarëve që kanë kontribuar) e kanë pasur idealistët, deri tek kryeidealisti dhe altruisti patriot, Adem Jashari.
Por pas çlirimit, më së shumti i kanë munguar idealistët Kosovës, dhe pa idealizëm nuk ka motivacion të duhur për të përmirësuar gjendjen sociopolitike dhe për të forcuar demokracinë në Republikën e Kosovës.
Një shembull i spikatur i idealistes nga diaspora shqiptare, është Vlora Haxhimehmedi. Vlora në moshën e fëmijërisë ka emigruar së bashku me prindërit dhe vëllezërit, në Norvegji.
Ka mbaruar me notë shembullore studimet e magjistraturës në shkencën juridike pranë Universitetit të Oslos, dhe është avokatja e parë shqiptare e licencuar në Norvegji. Nga viti 2008 – 2016, ka punuar si avokate dhe Tax Manager në Ernst & Young. Gjithashtu nga viti 2016 punon në Wilhelmsen Ship Management (Norway) AS në Lysaker në Norvegji, si avokate/International Creë Tax Manager.
Edhe pse e suksesshme dhe shembull i spikatur, si studente shembullore dhe mëpastaj e privilegjuar me pozitën e punës, idealizmi për prosperitetin e Kosovës do të bëhet shtysa e saj me e rëndësishme jetësore. Me ketë idealizëm u inspirua nga mosha e re si studente dhe kjo i ka kushtuar ekonomikisht dhe për ngritjen e mëtutjeshme të karrierës në Norvegji, ku i ka pasur dhe i ka mundësitë dhe rrugën e hapur për sukses edhe më të madh, në plan personal.
Prej vitit 2005 është e angazhuar në Kosovë, duke udhëtuar rregullisht në Kosovë dhe duke punuar vetëm pjesërisht në Norvegji në pozitat e punëve të lartcekura, me qëllimin që të mund të kontribuoj për Kosovën nëpërmes subjektit politik, Lëvizjes Vetëvendosje, që nuk i është dhënë ende shansi të udhëheqë Republikën e Kosovës, për tu testuar dhe për të treguar veten si subjekt politik me udhëheqës idealist.
Vlora si idealiste, me përkushtim dhe modesti ka pranuar të kryej çdo detyrë që i është caktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, pa marr parasysh sfidat si në planin personal dhe si në aspektin e ballafaqimit me sfidat sociopolitike në Kosovë. Kur në fundvitin 2016, Lëvizja Vetëvendosje, i caktoi detyrën sfiduese në sektorin e shëndetësisë në komunën e Mitrovicës, në cilësinë e drejtoreshës, Vlora pa hezitim morri përgjegjësinë.
Vlora me bashkëveprimtaret e saja nga Norvegjia, Rezarta Goranin, MS c. e ekonomisë, Liridona Gashin, politologe e diplomuar, etj., i kanë inspiruar me idealizmin e tyre, shumë të rijnë shqiptar në diasporën shqiptare në Norvegji, dhe duhet të jenë një inspirim për rininë shqiptare në diasporën shqiptare në përgjithësi, për të kontribuar për Kosovën, pa marr parasysh preferencat partiake. Sepse sa më shumë idealiste dhe idealist bëhen pjesë e partive politike në Kosovë, aq më të mëdha janë gjasat që të pastrohen partitë politike dhe të prosperoj Republika e Kosovës.
Votoni idealistët, votoni Vlora Haxhimehmedin numër 45

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: