Norvegji: Edhe “28 Nentori” ne sherbim te Fatime Ukës – Ajo u ndihmua me 27 000 euro
Shqiptarët me vendbanim ne Ostfold te Norvegjisë e shfrytezuan festimin e “28 Nentorit” ne menyrën me te mirë te mundëshme.Ne Halden të Norvegjisë u festua “28 Nëntori” me nje pjesëmarrje masive.Kjo mbrëmje u organizua nga SHKFSH e Ostfoldit me seli ne Sarpsborg.Për argetimin e të pranishmëve, u perkujdesen grupi muzikor Alban Feka Band të cilët kishin ardhur enkas nga Kosova.
E veqanta e keti organizimi është ,sepse nga ky organizim u tubuan 21 570 kr norvegjeze(perafersisht 2 300 euro), mjete keto te cilat i dedikohen pacientes nga Kosova, Fatime Uka.
Kosovalb.com ju ka informuar edhe me parë për aksionin që po zhvillohet ne Norvegji ne sherbim te Fatime Ukës. Ndersa ne vazhdim ju informojmë me saktesisht me shifrat e arritura ne vazhdimsi duke e realizuar premtimin qe ju kishim dhan juve lexues te faqes tonë.
“Nga shuma 13 000 euro per te cilat ju kemi informuar edhe me parë, e te cilat janë derguar ne Kosovë para disa dite,ne kemi arritur te tubojmë edhe 55. 850 kr norvegjeze,38. 370 kr suedeze dhe 5 euro(gjithsejt i bjen perafersisht 10 .000 euro).Jam shumë i lumtur për këtë sukses ,dhe ju jam mirnjohës cdo kontribuesi-zoti i shperbleft.Gjendja shendetësore e Fatime Ukës na ka detyruar, te jemi sa më aktiv ,dhe te dham maksimumin ne cdo aktivitet, ne menyrë qe te grumbullojmë sa me shumë mjete.E kemi shfrytezuar fondin e shoqatës humnitare Albanor,autoritetin tim si dhe ndihmen aktive te shumë bashkatdhetarëve e disa nga te cilet me duhet te i ceku edhe me emer, si Sinan Istrefi nga Geteborgu dhe Baskim Brahimi nga Oslo te cilet kan qen pika grumbulluese ne vendet perkatëse.”tha Mexhit Merovci kryetar i shoqates humanitare Albanor,për Kosovalb.com
SHTESË : Pas shkrimit Kosovalb.com meson se ne fondin Albanor janë tubuar edhe nje shumë e konsiderushme mjetesh per Fatime Ukën
“Po ne deri tani kemi derguar 27 000 euro për Fatime Ukën deri me daten 06.12.2017,ndersa aksioni eshte duke vazhduar ende” tha Mexhit Merovci Per Kosovalb.com