Norvegji: Shoqata Albanor perfundoi shtepine e 39 -te per te pastrehet ne Kosovë
Shoqata humanitare Albanor me seli ne Halden te Norvegjisë po vazhdon me sukses misionin e saj humanitar.Kesaj radhe ne bashkpunim me biznismenin Bujar Krasniqin dhe komunen e Vushtrrisë ,arriten te perundojne projektin e tyre te 39-të,ndersa i 4-ti mbrenda vitit 2016.
Kjo shtepi ju ndertua Remzi Ademit nga fshati Karaqë.
“Kete vit kemi pasur angazhim te madh dhe intenziv.Edhe pse nuk kemi pasur mjete aq shumë, arritem t’i perfundojme 4 shtepi ne Kosovë, duke i falenderuar autoritetit tim tek biznismenet e rajonit tim ne vendlindje.Siq jeni te informuar edhe me parë, bazë e finansimit te shoqates tonë janë kryesisht turniret e futbollit ,te cilat i zhvillojme ne Østfold te Norvegjisë,turnire keto që zhvillohen ne perkujtime te heroit Zahir Pajaziti,Komandant Shemi,dhe ditës së Pavarsisë se Kosovë.Pas ketyre projekteve te realizuara,ne konton tonë kishim afer 25 300 kr,te perfitura nga turniri Zahir Pajaziti i zhvilluar me 5 Nentor te keti viti(2016),ndersa shoqates ju derzua nje kerkesë per ndihmë finansiare, te nje motre te sëmur(Fatime Ukes) ne Kosovë,per sherimin e te ciles u nevoiteshin afer 150 000 euro ,shumë kjo e pa perballueshme per familjen e saj.Duke i pa si te arsyeshme vendosem qe keto mjete(25 300 kr) t’ja dhurojme kesaj familje,perveq kesaj u angazhuam ne nje aksion dhe kerkuam ku patem mundësin ne vendbanimet shqiptare ne Norvegji, që t’i ndihmohet kesaj motre.Ju jam mirnjohës te gjithë atyre qe nau bashkuan ne kete aksion, e sidomos Bashkim Brahimit , i cili u angazhua shumë ne Oslo dhe rrethinë.Fal keti aksioni arritem qe t’i tubojmë 13 000 euro te cilat ja derguam sot babes se Fatime Ukës.Fatkesisht kjo shumë nuk eshte e mjaftueshe dhe aksioni vazhdon ende.Per te gjithë ata qe deshirojnë me u kyq mund te lajmrohen ne kete numer 46503810“tha Mexhit Merovci motorr organizator ne shoqaten Albanor,per Kosovalb.com
Kosovalb,ju premton se per aksionin e zhvilluar ne ndihmë per Fatmine Uken do t’ju informon me vonë ne detaje
.