Stafi i Qendres Emergjente leter te hapur per brengat e tyre

emmSe Qendra Emergjente, gjatë këtyre muajve ka pasur punë dhe invazion të pacientëve nga të gjitha anët e Kosovës e shpeshherë edhe pa indikacion nga Qendrat tjera Emergjente të Kosovës shihet nga fluksi i madh i autoambulancave me regjistrime 01-07, të cilat platoja e Klinikës Emergjente shpeshherë nuk i zenë dhe po ashtu bllokohet si rezultat i mosrespektimit të shenjave të komunikacionit, të cilat janë të vendosora aty si dhe të neglizhencës të PK që janë kujdestar, ku tregojnë dhe këto foto të cilat kanë bllokuar hyerjen dhe daljen alternative.
Sikur shkallët të ishin të pjerrëta familjarët e pacientëve do të futeshin brenda.
Brenga tjetër e stafit të Emergjencës është nga familjarët,të cilët i kërcënojnë vazhdimisht stafin tonë duke aluduar se rastet e tyre janë emergjente,si p.sh. Skabiesi, Intoksikimet alimentare, dermatitet e në anën tjetër rastet e rënda si Politraumat, Arrestet K-R, mbesin shpeshherë pa vend duke u nisur nga fakti se ne QE ne dhomen e Renaimimit kemi shtatë shtretër, por stafi ynë mbetet gjithmonë i vendosur që punen ta kryejë me përpikmëri dhe profesionalizëm si gjithmonë, pa marrë parasysh kritikat dhe ankesat shumë të vogëla dhe të pa kripëta t’i eliminoje, e gjithmone duke ju falenderuar atyre pacientëve dhe familjarëve të cilet e kuptojnë natyrën e punës sonë duke pasë për bazë se QE është sherbim terciar ku për trajtimin dhe diagnostifikimin e pacientëve kërkohen analiza laboratorike, rëntgenologjike dhe konsulta specialistike, prandaj duhet pritur që të kemi qasje të sigurta në diagnostifikimin e pacientëve dhe shërimin e tyre.
Sinqerisht,
Dr.Ass.Avdush Bajgora, reanimator
Dr.Arber Demiri, specializant
Dr.Ibrahim Maliqi, specializant
Ekrem Kosumi, teknik i reanimimit
Valon Llugaliu, teknik i reanimimit

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: