Shemsi Bunjaku: E shpall veten tradhtar!

shbKësaj herë po shkruaj këtë shkrim me shpresën se do e lexojn tradhtarët, përndryshe kjo shkres do jetë vetëm për ndonjërin që nuk di fare të lexoi, dhe për disa tjerë që ende nuk kan lind.

Dikush thot jemi Kosovar, dikush jami Dardan, dikush Shqiptarë, dikush Gjerman, Norvegjez, Italian, e dikush thet nuk di as vetë, dhe nëse unë dhe ti zgjedhim të jemi njëri nga këta, definitivisht shpallemi tradhtarë.

Unë mendova dhe shpresova se mundemi me jetu në paqe me të gjithë edhe duke bër një zgjedhje të fshehur, por jo nuk po lejojn, po thojn duhet me u deklarue.

Eu bre,..

Jo ky nuk bon është tradhtar, a e ke pa si sillet, ani ky i tenderave kurqysh nuk bën. He he po ky tradhtari që po don me que doren pro apo kunder shënimin të kufirit, ky si do që të vepron është tradhtar.

Për këtë me at flamurin që e ka vu në hymje te oborrit, at flamurin me yje, flamurin e prontave, qfarti more. E ky tjetri at Dardan, nuk ka kuptim more. Ani ky kishe unë kuq e zi, jo more këta edhe prindët i kan pas komunista e tradhtar.

Po për këtë tjetrin qe besa kisha ba be që është patriot po edhe ky më zhgënjeu nuk erdhi me luajt për Kosovën.

Marre i koft.

Jo more po ky i Kosovës është, e tash kishe po luaj për Shqiprin, heu bre… Ani ai tjetri si ka ftyr me u deklaru kur don të luaj futball për Zvicrren,Suedin,Norvegjin, Maqedonin e jo për ne Shqiprin e madhe.

Kështu vazhdon tradhtia e shqiptarit për shqiptarin deri në dështimin total të shqiptarit.

Sot herët vendosa me e shpall vetvetën tradhtar se nga krejt këta dikënd këtu po e tradhtoi, dikush medomos duhet me mbet i tradhtuar.

Unë e pata një propzim ta bëjm një komb të ri edhe ta qujm kombi Tradhtar.

Kështu si etiketoim njëri tjetrin jam i bindur se do ishim popull i madhë dhe i fuqishëm, dhe shumë i bindur se do fillonim me i quajt popujt tjerë për inat, patriota, dhe gjithesesi do fitonim teren.

Nga të tilla etiketime nuk mbeti kush pa kan tradhtar.

Nëse ju që rregullisht e përdorni këtë etiketim nuk e keni ditur, kjo krijon ndarje edhe atëher kur kemi të gjitha mundsit e afrimi edhe më të madhe me qëllim zhvillim dhe përparim mbarshqiptar.

Neve në histori kurr nuk kemi qenë më pran njëri tjetrit, kurr liria e lëvizjes nuk ka qenë më e madhe, kurr mundsit për shkëmbim idesh,mallrash,kulturash,arti,sporti, nuk kan qenë më favorizuese se tani, kurr në histori logistika nuk ka qenë me e mirë.

A duhet me u krijue kushte ma të mira, gjithesesi që duhet, ama jo tuj propagandu patriotizma që nënqmojn dhe fyejn të tjerët që mendojn dhe zgjedhin ndryshe.

Por Jo, jo projkti ma i fort që kemi është tradhtor, kështu luajm me ndjenjat e njerzve.

Shife si heronjet e luftës,liris, heronjët e artit,e sportit e të demokracis transferohen në tradhtarë që mbysin vlerat e zhvillimi dhe përparimit kombtarë dhe demokratik. Në fakt tradhtari si individ nuk është aspak i frigshëm,sa është norma që krijohet, tolerohet dhe bëhet aq e zakonshëm në shoqrin shqiptare.

Dhe e dini si zgjërohet ky sindrom, tradhtari i vërtet vetëm pret rastin dhe më quan mua,ty dhe të tjerë tradhtar jo njiher por disa her deri sa na detyron me u mbrojt, dhe automatikisht detyrimi për mbrojtje në shoqrin ku etiketimi me tradhtar është shëndrruar në norm e barazon tradhtarin me të tradhtuarin.

Njerzit thon, a të thosha krejt bre tradhtar . Këtu është friga ime, kjo varros ndërgjegjen, sinqeritetin, bujarin,besën dhe vlerat etike të shoqris.

Më tha njëher njëri që ta duam njëri tjetrin kemi nevoi me e ndertue nëse është nevoja edhe nga balta një kundërshtar nga jasht.

Qfar thoni ju, a na duhet një armik i jashtëm në mënyr që mos të kafshojm njëri tjetrin, apo ndoshta kjo dukuri qetë në pah krizen e identiteti, apo lakmit,interesat politike të atyre që mirë e din efektin total, apo ndoshta më shumë një kriz zhvillimi intelektual e njerzor.

Unë kam vendos me i tradhtue gjithë këta tradhtarët që po na tradhtoin rregullisht, kështu që nga sot unë po e shpalli vetën tradhtar. Askush nuk mbeti më, i humba njerzit e mi të dashur e të respektuar.

Të gjithë u eiketuan tradhtar.

Mbeta krejt vetëm.

Dhe tash nuk e di a jemi më shumë shqiptare apo tradhtarë dhe cilët janë në të vërtet më patriot. Po Unë me rëndsi zgjedhjet po i fitoj me kombin e ri, tradhtar, kështu do ndihmoj popullin tim të dashur SHQIPTAR.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: