Ndihma nga Suedia për Pejën

borosMe nismën e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, para dy vitesh, nëpërmjet Shoqatës lokale ”Dardania”, e cila është anëtare në këtë Union, ka filluar bashkëpunimi nëpërmjet komunës së Pejës dhe qytetit industrial Buros(Borås) të Suedisë. Udhëheqësit e këtyre dy komunave, të mbështetur nga udhëheqja e shoqatës ”Dardania”, kanë shkëmbyer vizita të ndërsjella dhe kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në disa sfera.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, nga qyteti i Burosit mbrëmë është nisur për në Pejë një kamion me mjete shkollore dhe të administratës.

Këto ndihma përbëhen duke filluar prej kompjutorëve, karrigëve, bankave shkollore, materialit tjetër administrativ e deri tek bicikletat për trajnimin fizikë. Kryetari i shoqatës ”Dardania”, Muharrem Binaku, thotë se anëtarët e shoqatës përpos se kanë bërë grumbullimin e këtyre mjeteve, ata kanë ndihmuar edhe për ngarkimin e kamionit.

Shpenzimet e transportit nga Burosi(Boråsi) deri në Pejë i ka siguruar komuna e Burosit. Kryebashkiaku i Burosit, i cili kohë më parë ka vizituar Pejën, thotë se ne në Suedi kemi shumë mjete mësimore dhe mjete të punës, të cilat nuk i shfrytëzojmë më. Edhepse ato janë të përdorura, janë në funksion të plotë dhe mund të shërbejnë edhe më tutje, psh në shkollat e komunës së Pejës. Ndihmat e qytetarëve të Burosit për Pejën do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, thotë Ulf Olsson.
Nga: Ramadan Reshitaj /Kosovalb.com/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: