Serwer: Ka rrezik të dështojë edhe Gjykata Speciale

fotoAnalisti amerikan, Daniel Serwer, ka vlerësuar se Gjykata Speciale u themelua pasi dështoi EULEX-i në Kosovë. Ai shkruan se ka rrezik të dështojë edhe kjo Gjykatë pasi provat e krimeve të luftës janë vjetruar dhe se ka rrezik që procesi të mos jetë fer dhe i drejtë.

Lexojeni të plotë komentin e Serwerit

Dje, Kuvendi i Kosovës ka aprovuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për t’i hapur rrugë formimit të Gjykatës Speciale ndërkombëtare, e cila do të vendoset jashtë këtij shteti të vogël, për t’i trajtuar rastet që datojnë nga fundi i luftës në Kosovë dhe mund të përfshijë disa krime të kryera në Shqipëri. Është e qartë se gjykata do të marrë vite për ta shpallur ndonjë vendim.

Hashim Thaçit, i cili është përfolur në disa prej rasteve, iu desh kurajë t’i siguronte votat e deputetëve të partisë së tij për t’i arritur dy të tretat në Kuvend. Aprovimi i amendamenteve të kushtetutës pati dështuar javë më parë për shkak të disa entuziastëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata pretendojnë se Gjykata Speciale e njollos legjitimitetin e luftës së tyre për liri dhe sovranitetin të shtetit që e kanë krijuar.

Komuniteti ndërkombëtar i pa gjërat ndryshe. Miqtë e Kosovës në Washington dhe në Bruksel mund të kenë pasur më shumë dëshirë që këto raste të trajtohen nga sistemi gjyqësor i Kosovës. Por, Kosova është shumë e vogël dhe e ndërlidhur përbrenda që të mund të trajtojë raste të tilla, të cilat kërkojnë mbrojtje absolute të dëshmitarëve. Sidoqoftë, nuk do të ishte e mundur që gjykatat në Kosovë të merren me këto krime të cilat sipas provave kanë ndodhur në Shqipëri, duke përfshirë këtu vrasje dhe trafikim të organeve.

Fatkeqësisht nuk është ende e qartë nëse edhe ndërkombëtarët mund ta menaxhojnë këtë. Misioni për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) është dëshmuar të jetë edhe vetë i korruptuar dhe inkompetent. Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, nuk ka qenë fare më i mirë në trajtimin e këtyre rasteve. Gjykimet e këtyre misioneve janë zvarritur për vite të tëra dhe kanë qenë inkonsistente dhe rrjedhimisht vështirë kanë sjellë rezultate.

Supozohej të kishte rezultate më të mira. Drejtësia ndërkombëtare ka qenë dashur të siguronte llogaridhënien e individëve, ta heqë përshtypjen e fajit nga grupet etnike dhe ta krijojnë një terren të ngrohtë dhe të sigurt. Duke gjykuar në këto pritje, mund të themi që misionet ndërkombëtare ligjvënëse kanë qenë një dështim i mjerë. Përderisa mundësia ushtarake që mund ta prishë balancën në Ballkan është reduktuar në maksimum, tensionet etnike ende janë të pranishme e po ashtu.

Frika ime e vetme për këtë Gjykatë të re, krijimi i të cilës duhet llogaritur si një hap i madh përpara, është se ajo mund të dështojë njësoj si misionet e tjera ndërkombëtare. Sjellja e njerëzve para gjykatës për t’u përgjigjur për krime të para 15 e 16 viteve është sfiduese. Dëshmitë zhduken ose shkatërrohen, dëshmitarët më nuk janë në gjendje ose nuk kanë vullnet të dëshmojnë, kujtimet zbehen. Dyshimet për trafikim organesh do të jenë veçanërisht të vështira të dëshmohen. Ndoshta sfida e vetme e madhe për Kosovën do të jetë frikësimi: Unë nuk do të doja të jetoj në një vend me më pak se dy milionë njerëz ku pjesa më e madhe e tyre do të më quanin tradhtar. Të dëshmosh në këtë gjykatë nënkupton një jetë të tërë në ekzil në programe për mbrojtjen e dëshmitarëve të shteteve të tjera.

Kështu që, shpresoj që ndërkombëtarët i kuptojnë përgjegjësitë e mëdha që i kanë marrë me krijimin e kësaj Gjykate Speciale: gjykimi i rasteve të vjetra, me dëshmi dhe prova të vjetra, duke u munduar të sigurohet proces transparent dhe njëkohësisht të binden të gjitha palët që procesi është i drejtë dhe i pandikuar, duke shmangur prishjen e reputacionit pa prova të forta dhe duke marrë përgjegjësinë në mënyrë që të shmanget dëmtimi i personave të pafajshëm.

Kjo nuk është e lehtë.

Shkrimi në origjinal: http://www.peacefare.net/?p=23995

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: