Kaos para ambasadës kroate në Serbi, Sheshel djeg flamurin kroat (Foto)

fotoPara ambasadës kroate në Beograd, Vojslav Sheshel dhe përkrahësit e tij nga Partia Radikale Serbe janë mbledhur për të protestuar në 20-vjetorin e operacionit “Stuhia” të vitit 1995, kur Kroacia rifitoi territoret e veta në luftë me ushtrinë e atëhershme ende jugosllave.

Siç shkruan e përditshmja serbe “Blic”, Sheshel dhe mbështetësit e tij nuk janë lejuar nga policia që të qëndrojnë para ambasadës kroate, transmeton Indeksonline. Ndërsa, në shenjë revolte Sheshel i ka vënë flakën flamurit kroat mu para ambasadës së këtij vendi.

Ndërsa, Sheshel është duke negociuar me policinë që ta lejojnë të mbaj një fjalim para ambasadës, pasi siç ka thënë ai, kjo protestë ishte paralajmëruar.

Në ndërkohë protestuesit kanë lëshuar mesazhe fyese për Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kanë mbajtur fotografinë e Sheshelit në duart e tyre. /Indeksonline/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: