Zafir Berisha: Specialja do të gjykojë Shkëndijen dhe Milaimin

godet-zafiri-milaim-zeka-demagog-dhe-dezertor_hdDeputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka ironizuar me listën e publikuar të gazetarit Milaim Zeka, i cili kishte zbuluar emrat e disa njerëzve që do të gjykohen nga Gjykata Speciale.

Berisha ka thënë se edhe ai ka një listë të personave që do të gjykohen nga Specialja, ku ndër të tjerash gjenden emrat edhe të Halil Matoshit, Milaim Zekës dhe Shkëndije Mujajt, transmeton Telegrafi.

“Berat Buzhala, Shkëndije Mujaj, Halil Matoshi, Milaim Zeka dhe disa të tjerë janë listën time që do të gjykohen nga Gjykata Speciale. Një mashkull që fotografohet ndër këmbët e gruas si Milaim Zeka, s’di sa ka karakter”, ka thënë deputeti Berisha.

“Ma shumë e parapëlqeva të përballem me një demagog të si Milaim Zeka ai është i sojit të dezertorit. Çështjen e listave po e lidhi në lidhje me qëndrimin tim në parlament . Dëmi i parë është që ende pa u kry seanca ai del me listë të emrave. Ka edhe shumë arsye tjera që kanë bë me mbajt atë qëndrim. Politikanët pakurrizorë, butakë për interesa meskine ia kanë bërë një dëm të parikuperueshëm Kosovës”, tha Berisha.

Kujtojmë se gazetari Zeka kishte zbuluar ditë më parë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli , Azem Syla dhe disa ish-pjesëtarë të UÇK-së , do të akuzohen nga ana e Gjykatës Speciale për krime të supozuara gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: