Edhe një tmerr: Varka me 700 emigrantë përmbyset në Libi, qindra të vdekur
Qindra emigrantë mendohet të kenë humbur jetën pasi varka me të cilën udhëtonin ata u përmbys në brigjet e ujërave libiane. Autoritetet kanë thënë se mbi 100 të mbijetuar janë shpëtuar deri tani, ndërkohë që kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë ende.
Varka raportohet të jetë përballur më vështirësi gjatë tërë rrugës, dhe si pasojë e një telefonate shqetësuese emigrantët u përqendruan në njërën anë të varkës, duke e shkaktuar përmbysjen, transmeton Indeksonline.
Sipas marinës irlandeze, rreth 150 persona janë parë në det, transmeton Indeksonline. Mjekët pa Kufij me varkën e tyre shpëtuese “Dinjiteti” thuhet të jenë afruar afër vendin të ngjarjes për t’u dhënë ndihmën e parë mjekësore të mbijetuarve. Ndërkohë që edhe tri varka të tjera janë nisur drejt vendit të ngjarjes për t’i ndihmuar emigrantët.