Qytetarët ia rikujtojnë Shpend Ahmetit premtimin se do të ketë ujë 24 orë (Video)

uten navnKryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë kohës sa ishte fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në vitin 2013, kishte premtuar ujë të pijshëm 24 orë për të gjithë prishtinasit, problem ky që e ka përcjell Prishtinën gjithmonë.
Mirëpo, edhe pse gati dy vjet qeverisje nga Lëvizja Vetëvendosje, premtimi që mori shumë bujë atëkohë, ende nuk ka ndodhur dhe ende nuk dihet se kur do të finalizohet projekti në fjalë.
Uji i pijshëm vazhdon të mbetet një nga çështjet mjaft preokupuese për qytetarët e këtij vendi e po ashtu një proces shumë i mundimshëm për ta, pasi reduktimet që vazhdojnë çdo ditë, kanë bërë që disa qytetarë, të intervistuar nga lajmi.net, të shfaqen të pakënaqur me punën që Shpend Ahemti është duke e bërë rreth kësaj çështje.
Kryeqytetasit thonë se premtimi i ujit ishte vetëm punë fushate dhe asgjë më shumë. Madje, sipas tyre, kryetari Ahmeti nuk është transparent me qytetarët siç ai potencon nëpër media, se është në shërbim të qytetarëve kurdoherë.
“Nuk është ashtu siç thotë ai, me fjalë të tjera, i thonë rren. Thotë se i pranon palët, por kurrë nuk më ka pranuar, kam shkuar gati 20 herë, nuk përgjigjet në shkresa asnjëherë”, pranoi njëri nga qytetarët.
Gjendjen e mjerueshme të ujit e kanë edhe banorët e lagjes Bardhosh, të cilët vlerësojnë se gjendja e ujit është e keqe dhe se gjatë gjithë ditës kanë vetëm 3- orë ujë.
Edhe pse redaksia e lajmi.net ka provuar disa herë për gati një muaj radhazi që të marr një prononcim nga zyrtarët e Komunës së Prishtinës për këtë çështje, këta të fundit asnjëherë nuk kanë pranuar të flasin duke dhënë arsyetime të ndryshme.
Premtimi për ujin, është vlerësuar si një premtim fals, nga kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj. Ai tha për lajmi.net, se ky është një projekt për të cilin Ahmeti nuk ka ndonjë hise, sepse siç potencoi Çelaj, ky është një projekt i ujësjellësit dhe jo i kryetarit Ahmeti.
“Ai ka gënjyer elektoratin sepse projekti i ujësjellësit nuk është në duart e kryetarit të Prishtinës, pasi ndërmarrja ujësjellësi është një ndërmarrje rajonale të cilën nuk e qeverisë Komuna e Prishtinës dhe ai e ka ditë që projekti ka filluar disa vite më parë që të realizohet dhe ka një afat të realizimit të këtij projekti”, pranoi Çelaj.
Madje, ai tha se kryetari i Prishtinës e ka bërë një premtim për diçka që do të realizojë dikush tjetër.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë fushatës parazgjedhor të vitit 2013, kishte premtuar se nëse ai do të zgjidhej kryetar, Prishtina pas 24 muajve do të ketë 24 orë ujë të pijshëm, gjë që deri më tani nuk shihet se është duke ndodhur. /lajmi.net

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: