Kalo te lënda

Droni hedh drogë në oborrin e burgut

fotoNjë luftë ka shpërthyer në mes të burgosurve, pasi që nga një avion i telekomanduar – drone, ka rënë një paketë e drogës në oborrin e burgut amerikan, kanë deklaruar zyrtarët.

Pakoja është hedhur në Institutin Korrektues në Mansfield në Ohio me 29 korrik.

Ajo përmbante 7 gramë heroinë, 57 gramë marijuanë dhe 140 gramë tobacco, ka deklaruar zëdhënësi për media nga Departamenti i Rehabilitimit dhe Korrektimit, JoEllen Smith, shkruan Daily Telegraph, transmeton Klan Kosova.

Sipas departamentit, në video tregon qatë se si droni sillet mbi oborrin e burgut pak para se të fillojë lufta në mes të burgosurve.

Hetimet e kanë zbuluar se ky dron kishte gjuajtur në oborr një paketë , e cila ishte e destinuar për një të mitur i cili po qëndronte në veri të qendrës.

Incidenti nuk ka pasuar me të lënduar.

Lini një koment