Lajme jo të mira për bashkatdhetarët

Marrëveshja-për-Kartonin-e-Gjelbër-arrihet-në-dhjetorPropozimi për zbritjen e tarifave të sigurimit kufitar në masë prej 50% , për automjete me pasagjerë, ka përçarë pronarët e kompanitë e sigurimeve.

Kjo ka ardhur gjatë ditës së sotme kur është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ku një ndër pikat e rendit të ditës ishte propozimi për zbritje të tarifave të sigurimit kufitar në masë prej 50% , për kartonin e gjelbër.

Drejtori i kompanisë së Sigurimeve “Siguria”, Rrahim Pacolli, ka bërë të ditur se pronarët e 10 kompanive tjera të sigurimeve kanë refuzuar këtë kërkesë për zbritje të tarifave. “Kompania “Siguria” e vetme do të aplikoj këto tarifa nga 1 korriku ashtu siç kemi paralajmëruar”, ka thënë Pacolli.

Ai ka kërkuar përkrahjen e kryekuvendarit Kadri Veseli, kryeministrit Mustafa dhe Guvernatorit të BQK-së, Bedri Hamza, që ti lejohet kompanisë “Siguria” të dal me këto Tarifa

—————Kurse me  Prishtinë, 27 nëntor 2014 arrihet

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për Kartonin e Gjelbërrveshja:

Prishtinë, 27 nëntor 2014 – Sot është mbajtur mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) në të cilën përveç anëtarëve të asamblesë të pranishëm ishin ZVKM Edita Tahiri, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Byrove znj. Greet Flore, kryesuesi i delegacionit evropian për bisedime në fushën e sigurimeve z. Alexis Hupin, zv guvernatorët e BQK-së z. Fehmi Mehmeti dhe Fatmir Gashi.

Në këtë mbledhje raportua për takimet e mbajtura në Bruksel e në veçanti marrëveshjen për njohjen reciproke të policave të sigurimit të detyrueshëm të auto përgjegjësisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje u hodh në votim dhe u miratua në mënyrë unanime nga Asamblea e Përgjithshme e BKS-së.

“Kam kënaqësinë të njoftoj që pas një serie të gjatë takimesh me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian dhe palën serbe, qytetarët e të dy shteteve kanë mundësinë të hyjnë në territorin e shtetit nënshkrues të marrëveshjes me policë valide të sigurimit, pa pagesë shtesë. Kjo marrëveshje lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe është ngjarje historike për Kosovën. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, implementimi i saj do të fillojë që nga viti i ardhshëm”, ka thënë Rrahim Pacolli, i emëruar nga Qeveria e Kosovës në cilësinë e kryesuesit të Grupit Teknik për bisedime me palën serbe në fushën e sigurimeve dhe Kartonit të Gjelbër.

Këshilli i Byrove përveç rolit të mbikëqyrësit të zbatimit të marrëveshjes, do të bashkëpunojë me institucione të vendit për kalimin në etapën tjetër , me ç’ rast do të hapet një pikë e Këshillit të Byrove në Prishtinë, përmes së cilës qytetarët do të mund të pajisen me Karton të Gjelbër për të udhëtuar drejt shteteve Evropiane.

“Jam optimist që deri në mes të vitit 2015, do të arrijmë edhe te etapa e fundit, e të na jepet e drejta për shitjen e Kartonit të Gjelbër nga kompanitë e sigurimeve, gjë që nënkupton se bashkatdhetarët që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës me policat e sigurimit që posedojnë”, ka shtuar Pacolli.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: