Debat i “nxehtë” në Kuvend

Me-shumë-vërejtje-miratohet-Projektligji-për-Barazi-GjinoreGjatë deklarimeve të lira, në seancë e sotme të Kuvendit një debat i nxehtë u zhvillua ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së.

Ndonëse ishte paraparë që zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi të paraqitet në interpelancë në Kuvendin e Kosovës lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Por, kjo pikë u shty, me kërkesë të Thaçit, me arsyetimin se e ka agjendën e ngjeshur. Opozita me këtë rast, kërkoi zotin Thaçi se po ia falë tokat e Kosovës, Malit të Zi. Gjatë deklarimeve të lira, një debat i nxehtë ndërkaq, u zhvillua ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së.

Gjatë deklarimeve të lira në fillim të seancës plenare, deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është pajtuar për shtyrje deri kur të jetë i gatshëm ministri Thaçi, por kërkoi që Qeveria t’i qaset me seriozitet këtij problemi, ngase siç tha ai, askush nuk ka tokë t’i falë dikujt. Haradinaj tha se duhet të përmirësohet ajo që ka ndodhur kohëve të fundit me demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi.

“Në rast se Qeveria nuk e merr seriozisht këtë temë dhe nuk e kthen vijën e kufirit ku ka qenë, pra të ’74-ës, Qafa e Qokorrit, Majat e Nalta, që i dimë të gjithë dhe i kanë respektuar më herët, i ka respektuar edhe Mali i Zi edhe ne, atëherë Qeveria me vetëdije po ia krijon një problem të madh Kosovë”, tha Haradinaj.

Një vërejtje për institucionet pati edhe deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili, kërkoi të kenë kujdes kur bëhet fjalë për Liqenin e Gazivodës, për të cilin, ai tha se Serbia po shpreh hapur pretendime territoriale.

“Institucionet tona edhe gjatë fazës diskutimeve të Brukselit, duhet të kenë parasysh që në asnjë mënyrë të mos jenë të papërgatitura me rastin kur do të futen në këtë temë, lidhur me të ardhmen e resurseve ujore të Liqenit të Gazivodës”, tha Bulliqi.

E një debat më i ashpër gjatë deklarimeve të lira u zhvillua ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK-së. Albin Kurti, duke iu referuar një raporti konfidencial të EULEX-it të publikuar në disa media, drejtoi akuza ndaj krerëve të PDK-së për kapjen e shtetit.

“Hashim Thaçi planifikon të bëhet president, në mënyrë që të qëndrojë personalisht mënjanë nga themelimi i Gjykatës Speciale. i njëjti po orvatet ta sigurojë postin e kryeministrit për Hajredin Kuçin. Kadri Veseli dëshpërueshëm dëshiron të bëhet kryeministër. Kadri Veseli planifikon të sulmojë në të gjitha mënyrat ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, duke e diskredituar atë”, tha Kurti.

Sipas tij, Thaçi e Kuçi në njërën anë, e Veseli në anën tjetër, po përpiqen të fitojnë kredi për lirimin e Grupit të Drenicës, në mënyrë që të fitojnë vota brenda partisë dhe në zgjedhjet e përgjithshme.

Kryeparlamentari Kadri Veseli iu përgjigj shkurt Kurtit.

“Faleminderit për poezitë. Poezi të forta”, tha Veseli.

Por, të tilla deklaratat e Kurtit, nuk i konsideroi Adem Grabovci.

“Ju po e quani poezi, por unë e quaj përrallë të zakonshme. Nuk është hera e parë që ne jemi mësuar të dëgjojmë shpifje të tilla. Lirisht mund të them që edhe programi i kësaj organizate është i ndërtuar mbi bazën e shpifjeve e trillimeve, që nuk mundet as një fëmijë i shkollës fillore t’i besoj”, tha Grabovci.

Reagimin e Veselit e Grabovcit, Kurti e konsideroi si dëshmi se ai po e thotë të vërtetën. Kurti tha se Veseli përdor cinizëm dashakeq, ndërsa Grabovcit iu përgjigj se Vetëvendosje ka program me njëzet kapituj e tri shtylla. Veseli tani i quajti përralla deklaratat e Kurtit, ndërsa tha se nuk mund të reagojë ndryshe mbi diçka të paqenë.

Ndryshe, Kuvendi mes tjerash në rend dite ka shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: