Kurti: Brenda PDK-së po zhvillohet ‘luftë’, Veseli faleminderit për poezinë
Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka adresuar akuza të rënda ndaj Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka folur për raportin për EULEX-in të publikuar ditë më parë në media. Ai tha se ky raport po tregon se për luftën e brendshme të aktorëve të PDK-së për pushtet nuk po kursejnë asnjë mekanizëm.
Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se PDK-ja po synon të ketë kontroll të plotë për krijimin e Gjykatës Speciale, që Kosova të shkojë në zgjedhjet parlamentare në pjesën e dytë të viti 2015, që Grupi i Drenicës të lirohet para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, që Gjykata Speciale të krijohet në janar të 2016-ës e shumë akuza tjera.
Kurti më pas ka thënë se krerët e shtetit janë të zhytur në krim të organizuar e korrupsion.
Ai ka thënë po ashtu se Hashim Thaçi dëshiron të bëhet president , e Kadri Veseli dëshpërueshëm dëshiron të bëhet kryeministër.
Pas përfundimit të fjalës së tij, Kadri Veseli i është drejtuar me fjalët “faleminderit për poezin”.