S’duan imam “vehabist”
Rreth 30 persona të cilët kanë ndihmuar financiarisht në ndërtimin e xhamisë “Dardania” të Gjilanit janë duke protestuar para Bashkësisë Islame në Prishtinë ku po kërkojnë takim me myftiun, Naim Tërnava.
Kërkesa e tyre është largimi nga pozita e imamit të kësaj xhamie, Shaban Murati me arsyetimin se ky i fundit ka ideologji vehabiste, transmeton Klan Kosova.
Protestuesit po duan zgjidhje të këtij problemi të cilin thonë se e kanë tash e tri vjet.