Vrasjet politike, në Gjykatën Speciale

gjykVrasjet politike në Kosovë që kanë ndodhur pasluftës, për të cilat drejtësia vendore ka dështuar t’i zbardhë, do të barten në kompetencat e Gjykatës Speciale, e cila pritet të funksionalizohet shumë shpejt. Këtë paralajmërim e ka dhënë të dielën kryeministri Isa Mustafa, në përvjetorin e 16-të të vrasjes së veprimtarit Enver Maloku.

Sipas tij, vrasja e Malokut dhe shumë vrasje të tjera do të hulumtohen përmes Gjykatës Speciale. “Ne do të mundohemi maksimalisht që kjo çështje tani të zhvillohet dhe të hulumtohet përmes Gjykatës Speciale, e cila së shpejti do të funksionalizohet”, ka thënë ai. Sipas tij, mbetet obligim i institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të angazhohen për zbardhjen e të gjitha vrasjeve që kanë ndodhur në periudhën e pasluftës.

“Mbetet obligim i yni që të punojmë me drejtësinë vendore dhe ato ndërkombëtare që të zbardhet vrasja mizore e Enver Malokut dhe patriotëve tjerë”, ka thënë ai. Në këtë drejtim, kryeministri Mustafa është zotuar se të gjitha veprimet që nuk bien në fushëveprimin e Gjykatës Speciale do të angazhohet që me ato raste të merren Prokuroria vendore…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Foto: Laura Hasani.Nga Lumturie Blakaj

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: