Shqiptarët Ekspozojnë Harmoninë Fetare Midis Parisit (VIDEO)

  • Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte vënë në xhepin e jashtëm të setrës së tij tre lapsa ngjyrat e të cilit formonin flamurin francez gjatë marshit të sotëm kundër terrorizmit, në kujtim të viktimave të ngjarjeve të oara tri ditëve që shkaktuan 17 të vrarë në Francë.

    Por për marshuesit në Francë dhe opinionin botëror,Rama kishte përgatitur një befasi tjetër më të dukshme, duke i bërë bashkë katër klerikët fetarë shqiptarë.

    Kreu i komunitetit musliman, ai i krishterë, ortodoks dhe bektashi kanë ecur gjithnjë së bashku rrugëve të Parisit dhe janë përshëndetur me duartrokitje nga masa e pranishme nëpër rrugë.

    Edi Rama ka mbetur iimpresionuar me atë që Shqipëria ka paraqitur në Paris.harmonia_216733

    “Ishte një ditë emocionesh te forta ku Shqipëria solli një dëshmi solidariteti e vëllazërie fetare që u çmua shumë lart në zemër të Evropës”.

    “Mirënjohje të katër përfaqësuesve të klerit shqiptar që sot mahnitën Parisin dhe e ngritën Shqipërinë në piedestal”, ka shkruar Rama në Facebook

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: