Aviacioni Civil “plaçkitë” udhëtarët

auto_6666771421047628Çdo udhëtar mbi 2 vjeç që fluturon nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, duhet të paguajë një tarifë në vlerë prej 2 euro për çështje të sigurisë. Kjo praktikë ka filluar të zbatohet tash e 8 vjet, që nga viti 2006, kur UNMIK-u, përmes një Urdhërese Administrative 2006/2, e cila thuhet se është në pajtim me Rregulloren nr. 2003/18.

Në emër të tarifës së sigurisë, brenda dy viteve Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës (AAC), ka grumbulluar rreth 3 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit fiskal 2013 janë mbledhur 1,634,706.00 euro nga Autoriteti i Aviacionit Civil në emër të kësaj tarife. Kurse gjatë vitit 2014, që sapo e lëmë pas, janë grumbulluar 1,359,146.00 euro.

Fillimisht niveli i kësaj tarife ishte përcaktuar më i lartë, 2.20 euro për çdo udhëtar në nisje, bazuar në koston operative të rregullatorit të atëhershëm të aviacionit civil (ish-Zyra Rregullatore e Aviacionit Civil).

Kurse pas pavarësisë, me marrjen e përgjegjësive në fushën e aviacionit nga institucionet e Republikës së Kosovës, niveli i kësaj tarife ishte ulur nga 2.20 euro në nivelin e tanishëm prej 2 euro. .(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: