Veteranët e UÇK-së në protestë për dorëheqjen e Jabllanoviqit

veteran-euml-t-e-u-ccedil-k-s-euml-n-euml-protest-euml-p-euml-r-dor-euml-heqjen-e-jabllanoviqit_hdKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, pritet t’iu dalë në mbështetje nënave gjakovare në protestën që pritet të organizohet ditëve në vazhdim në kërkim të dorëheqjes së Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jablanoviq, i cili ditë me qytetarët dhe nënat gjakovare parë i kishte quajtur ‘egërsira’.

Kryetari i këtij këshilli, Xhevdet Qeriqi, iu ka bërë thirrje që gjithë bashkëluftëtarëve të tij, që sa më masovikishtë të dalin në proteste më mbështetje të nënave gjakovare.

“KMDL e UÇK-së i përkrahim nënat tona gjakovare dhe unë ju bëj thirrje bashkëluftëtarëve që sa më masovikisht të dalin në protestë”, ka thënë Qeriqi për gazetën Tribuna.

Ai shprehet i habitur sesi krerët e shteti vazhdojnë të heshtin përball një ministri i cili vazhdimisht po e fyen rënd shtetin e Kosovës, ndërsa ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Jablanoviqit.

“Pas këtyre deklaratave është dashur që menjëherë të reagoj Qeveria dhe Presidenca e shtetit dhe automatikisht ky ministër të shkarkohet. Por fatkeqësisht shteti i Kosovës drejtohet nga politikan, të cilët e kanë ‘bishtin e zënë me derë’, apo siç thotë populli ‘mizën nën kapelë’ dhe po vazhdojnë të heshtin në këtë drejtim, dhe për këtë do të duhej t’iu vijë turp”, ka thënë Qeriqi.

Ndryshe, ditë me parë ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jablanoviq, ofendoi rëndë protestuesit në Gjakovë, duke i quajtur ‘egërsira’.

“Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t’i shërbejnë askujt. Ne do të kërkojmë llogari nga ministri i Brendshëm për këtë që ndodhi”, kishte thënë Jablanoviq.

E kjo deklaratë ngjalli reagim të madh në mbarë vendin, duke kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa, që menjëherë ta shkarkoj atë. Ndërsa të shtunën janë organizuar protesta në Gjakovë, me ç’rast protestuesit kërkuan shkarkimin e menjëhershëm të Jablanoviqit nga qeveria e Kosovës.

Mirëpo kjo kërkese e tyre po shihet si e parealizueshme, pasi Jablanoviq në një prononcim për Interaktiv në KTV ka thënë se nuk e ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë.

Madje Jablanoviq ka thënë se nuk është në dijeni se në Kosovë gjatë vitet 1998-98 ka pasur masakra. /Tribuna/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: