Ferri i kampeve të Hungarisë, ku as kafshët nuk do të rrinin (Video)

ferri-i-kampeve-t-euml-hungaris-euml-ku-as-kafsh-euml-t-nuk-do-t-euml-rrinin-video_hdDerisa ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla, i ka thënë sot ministrit të Punëve të Brendshme në Kosovës, Skënder Hyseni, se kosovarëve të cilët po qëndrojnë nëpër kampet hungareze po u ofrohen kushtet standarde për jetesë, ata që provuan kampet e Hungarisë rrëfejnë tjetër gjë.

Gani Leka nga Komuna e Kaçanikut, thotë se u trajtua “më keq se një kafshë” në njërin nga kampet e këtij shteti.

Ai është një nga kosovarët që ka provuar të dalë në shtetet perëndimore në kërkim të një jete më të mirë, përmes territorit të Hungarisë, por është kapur nga policia e atij shteti dhe është kthyer në shtëpi.

“Na zinin na fusnin në një kamionetë dhe na dërgonin në një kamp në qytetin Segec (të Hungarisë)”, thotë Leka për KALLXO.com.

“Ishte e tmerrshme. Vetëm ta shohësh se si është brenda”, shprehet ai.

“As kafshët ashtu nuk rrinë. Është ngushtë shumë dhe është vetëm pak fizikisht e mbuluar. Dy persona e marrin një mbulesë për t’u mbuluar, sa për ta kaluar natën”.

Gani Leka tregon se përveç vendit që nuk kishte aspak kushte normale, me ato që i përshkruan ambasador Balla, ushqimi ishte një sfidë tjetër që refugjatët duhej kaluar.

“Nuk vinte në shprehje që ushqim të marrësh. As duhan s’të lënë me pi”, thotë ai. /KALLXO.com/

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: