Takohen dy ish-kryeministrat
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur në një takim ish kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunim dhe thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, diskutuam për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe perspektiven tonë të qartë evropiane. Takimi ishte i hapur, miqësor dhe me përputhje të plotë të mendimeve”, ka thënë Berisha pas takimit.