Rritet niveli i ujit, vera do të jetë pa reduktime të ashpra

fotoB59B518MReshjet e fundit të borës kanë rritur dukshëm nivelin e ujit në liqenin e Badovcit dhe atë të Batllavës, nga të cilat banorët e rajonit të Prishtinës furnizohen me ujë të pijshëm.

Sipas zyrtarëve të ujësjellësit, këtë verë nuk pritet të ketë reduktime të ashpra të furnizimit me ujë të pijshëm.

Por, sipas tyre, reduktimet e zakonshme do të vazhdojnë deri në finalizimin e fabrikës së ujit në Shkabaj që pritet të përfundojë në vitin 2016.

Këtë verë nuk pritet të ketë reduktime të ashpra të furnizimit me ujë të pijshëm. Kjo për faktin se bora e cila ka rënë ditët e fundit ka bërë që të rritet niveli i ujit në liqenet furnizuese.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës presim që shumë shpejt të mbushet por pasi të shkrihet bora, minus 6 metra me Liqenin e Badovcit.

Edhe pse niveli në dy liqenet është rritur, Mjeku tha se reduktimet po vazhdojnë për arsye të kapacitetit të prodhimit dhe për shkak të numrit të madh të banorëve të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga Batllava dhe Badovci.

Reduktimet e ujit do të vazhdojnë deri në vitin 2016, kur edhe pritet të ndërtohet fabrika e ujit në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: