Kërcënojnë studentët: Do t’i bllokojmë të gjitha njësitë akademike
Përfaqësuesit e Organizatës më të madhe studentore në Universitetin e Prishtinës “OPS”, shprehen se mos-zbatimi i memorandumit të bashkëpunimit nga ana e rektorit të UP-së Ramadan Zenjullahu është i gabueshëm.
Kjo organizatë verëson se do ti mbështesin fuqishëm protestat. “Synojmë që ditët në vijim ti bllokojmë të gjitha njësit akademike deri në dorëheqjen e rektorit”, ka thënë për Indeksonline Argjend Softolli, nënkryetar i “OPS”.
Nga ana tjetër rektori i UP-së javën e kaluar i ka dërguar organizatave të dala nga lufta shkresën në të ciolën OVL-UÇK njoftohej për shkëputje të memorandumit.
E shoqatat e dala nga lufta po e presin Ministrin e Arsimit, për reflektim të situatës.
“Edhe tri ditë do të presim, dhe pastaj do të dalim me qëndrime zyrtare”, ka thënë Xhavit Jashari përfatsues i organizatave të dala nga lufta në Kosovë.