Krasniqi: Mustafa, i pasfidueshëm

fotoNjë ndër themeluesit e LDK-së, Milazim Krasniqi, ka bërë me dije se posti i kryeministrit që mban Isa Mustafa i ofron favore të mëdha që ai sërish të mbetet lider i këtij subjekti politik.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së të premten ka shpallur zgjedhjet e brendshme në parti, por ende s’ka asnjë emër për kandidat për kryetar të partisë.

Një ndër themeluesit e LDK-së, Milazim Krasniqi, ka thënë për “Epokën e re” se pozita e kryeministrit e bën Isa Mustafën të pakonkurrent në garën për lider të partisë. Krasniqi ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, nuk ka shanse ta sfidojë liderin aktual të LDK-së në këtë proces. “Personalisht nuk pres kurrfarë gare ndërmjet tyre. As nuk mendoj se Isa Mustafa mund të ketë kundërkandidat serioz, për arsye se kur dikush është në pozitën e kryeministrit, ai është në pozitë shumë të fortë, sepse pozita e kryeministrit mundëson t’i qetësojë pakënaqësitë me kapacitetet që ofron kjo pozitë. Prandaj, me gjithë simpatinë dhe miqësinë e vjetër që kam me ish-presidentin Sejdiu, mendoj se gjasat e tij nuk janë kurrëfare për ta rivalizuar Isa Mustafën, i cili, duke qenë kryeministër, është në pozitë pakrahasimisht më të favorshme”, ka thënë Krasniqi.

Madje, sipas tij, fuqia që i jep Mustafës pozita e kryeministrit do t’i neutralizojë edhe përçarjet e mundshme nga ky proces zgjedhor. “LDK-ja di me qenë parti e të papriturave, e skenave të paparashikuara, sikur ka ndodhur në të kaluarën por, sipas logjikës së rrethanave, them se Isa Mustafa, duke qenë kryeministër në këtë kohë kur zhvillohet procesi zgjedhor brenda partisë, është lider i pakontestueshëm i partisë dhe me siguri se do të arrijë t’i neutralizojë zërat e pakënaqur brenda saj”, është shprehur Krasniqi, duke shtuar se versionet e tjera kanë gjasa minimale. “Ndërsa ata që do të mbeten pak më kokëfortë në pakënaqësinë e tyre me siguri se do të largohen nga udhëheqja e partisë. Kjo është rrjedha logjike e gjërave. Versionet e tjera janë se kundërshtarët mund të fuqizohen apo të organizohen, por gjasat për një gjë të tillë në raportin e tanishëm të forcave mendoj se janë minimale”, ka thënë ai.

Krasniqi ka vlerësuar se tani LDK-ja ka rastin të organizojë një proces zgjedhor transparent që do ta rikonfirmojë fuqinë e vet politike. “Për ta rikonfirmuar këtë fuqi politike padyshim se ky proces zgjedhor duhet të jetë i atillë që ta mundësojë aktivizimin e të gjitha potencialeve që ajo parti ka në dispozicion, e jo të mbyllet në struktura rigjide rreth liderit të partisë”, është shprehur Krasniqi.

1 Response »

  1. deri pas lufte ai (thaqi) se ka dit qka do me than ky titulll….ka kujtu qe hahat

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: