Serbët sulmojnë kryetarin shqiptar të Medvegjës

serb-euml-t-sulmojn-euml-kryetarin-shqiptar-t-euml-medvegj-euml-s_hdUshtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës, që është njëherësh është edhe zëvendëskryetar i Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti, është sulmuar fizikisht nga një grup qytetarësh serbë.

Sahiti tha se është sulmuar nga simpatizantë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS, ) të cilët ishin tubuar sot para godinës së Kuvendit Komunal, por edhe kanë hyrë në ndërtesë gjatë mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal të Medvegjës.

“Duke më fyer: ‘nënën e shqiptarit! Dëshiron t’ia shesësh Medvegjën Kosovës. Nuk do të lëmë vend askund në Medvegjë’, më janë vërsulur dhe më kanë sulmuar edhe fizikisht para sallës së Kuvendit Komunal, kur kam dalur për të parë se kush po hedh topa bore në dritaret e sallës së Kuvendit”, tha Sahiti nga stacioni policor i Medvegjës ku ishte duke dhënë deklaratë, transmeton mepress.

“Jam i shqetësuar për vetën, për familjen time, për të gjithë shqiptarët e Medvegjës”, tha ai.

Sulmi fizik ndaj ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës, njëherësh edhe zëvendëskryetarit Florim Sahiti ishte arsye për ndërprerjen e seancës së sotme të Kuvendit Komunal të Medvegjës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: