Thaçi: Të vendosur për të mbrojtur fjalën e lirë (Foto)
Me anën e marshimit që jam duke bërë bashkë me dhjetëra liderë botërorë dhe qindra mijëra qytetarë të Parisit, po dëshmojmë solidaritetin tonë me popullin francez si dhe vendosmërinë për të mbrojtur fjalën e lirë dhe vlerat dhe të drejtat universale të njerëzimit, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Të mbledhur të gjithë në vendlindjen e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit të 1789, ne po tregojmë se bota e qytetëruar nuk heq dorë nga themelet ku mbështetet dhe nuk gjunjëzohet para terrorizmit”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.