Gjykata Speciale do të merret edhe me vrasjen e Enver Malokut

isa-gjyakata-700x465Kryeministri Mustafa thotë se vrasja e Enver Malokut dhe shumë vrasje të tjera, do të mundohen që t’i hulumtojë edhe nga Gjykata Speciale. Këtë deklaratë e ka dhënë me rastin e vizitës te vendi ku është vrarë Enver Maloku. Ai, po ashtu, ka pohuar se kjo dhe shumë vrasje të tjera do ta hulumtohen përmes Gjykatës Speciale, e cila së shpejti do të funksionalizohet.

“Ne do të mundohemi maksimalisht që kjo çështje tani të zhvillohet dhe të hulumtohet përmes Gjykatës Speciale, e cila së shpejti do të funksionalizohet”.

“Ndërsa, vepra të tjera, të cilat nuk bien në fushëveprim të Gjykatës Speciale do të angazhohemi që të ta bëjnë organet vendore, prokuroria vendore dhe organet e drejtësisë, sepse është në interes të vendit, jo vetëm e familjeve dhe jo vetëm bashkëveprimtarëve, por të Kosovës, që këto çështje të zbardhen një herë e përgjithmonë dhe ata që i kanë bërë këto ta marrin dënimin e merituar”.

Mustafa ka thënë se sot shprehin mirënjohjen shumë të madhe për punën e Enver Malokut, veprën e tij, e po ashtu shprehin hidhërimin që për 16 vjet nuk u u zbardh kjo vrasje.

“Kjo vrasje mizore kishte për qëllim ndërprerjen e shkrimit shqip, të ndërprente pra dhe rrugën e Enver Malokut dhe të veprimtarëve të tjerë në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Por, shteti është ndërtuar dhe vepra e tij mbeti këtu, respekti ynë ndaj veprës së Malokut mbeti këtu përgjithmonë, por mbetet po ashtu obligimi ynë që të punojmë së bashku me drejtësinë vendore dhe atë ndërkombëtare që të zbardhet edhe vrasja e Enver Malokut dhe vrasja e patriotëve dhe veprimtarëve tjerë”, ka thënë Mustafa.

Enver Maloku u vra më 11 janar të vitit 1999, pranë banesë së tij në lagjen Bregu i Diellit në orën 15:50.

Për të nderuar veprimtarinë e tij, më 12 korrik 2005 në Prishtinë, në vendin ku është vrarë, i është ngritur monumenti, ndërsa ish-rruga Aktashi i e ka marrë emrin e tij.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: