Blindohet Parisi, “marshim uniteti” për viktimat e “Charlie Hebdo” (Video)

uten navnauto_frac1420976150Personalitetet më të larta dhe udhëheqës botërorë, përfshi dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e Presidenten e Kosovës,

Atifete Jahjaga, priten t’u bashkohen rreth 1 milion personave që do të marrin pjesë në marshimin e unitetit, në Paris të Francës, në shenjë solidarizimi por edhe kundërshtimi njëkohësisht ndaj atentateve terroriste që u morën jetën 17 personave.

Zyrtarët francezë njoftuan “masa të jashtëzakonshme” për të mbrojtur jo vetëm turmat që priten të mblidhen pranë sheshit qëndror “Place de la Republique” të Parisit, por gjithashtu edhe praninë e liderëve të huaj që do të vënë në provë forcat e sigurisë të një vendi të goditur ndjeshëm nga dhuna e terrorizmi së fundi.

Marshi masiv vjen në një kohë kur oficerë të zbatimit të ligjit në Francë janë urdhëruar të fshehin prezencën e tyre në rrjetet sociale dhe të marrin armët e të jenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës, pasi qeliza të fjetura të terrorit janë aktivizuar përgjatë 24 orëve të fundit në vend, tha një burim policor për CNN.

Ahmedy Coulibaly, një i dyshuar i vrarë gjatë së premtes gjatë mësymjes ndaj pengmarrjes në supermarket, ka bërë disa telefonata që shënjestronin oficerët e policisë në Francë, sipas këtij burimi.

Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, ka nënvizuar masat e jashtëzakonshme të sigurisë në mbrojtje të personaliteteve VIP, si kryeministri i Britanisë, David Cameron, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, si dhe spanjolli Mariano Rajoy. Të tjerë personalitete do të jenë gjithashtu në krah të Presidentit francez, Francois Hollande, ndër të cilët përmenden ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, Mbreti i Jordanisë Abdullah II dhe Mbretëresha Rania, Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, si dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Cazeneuve dhe zyrtarë të tjerë thanë se 2300 oficerë policie, ashtu sikurse dhe forca paraushtarake, do të zbresin në terren gjatë së dielës. Personalitetet dhe udhëheqësit e botës do të mbrohen nga nga njësi speciale.

Veç këtyre masave, policë me snajpera, agjentë civilë dhe oficerë antiterrori do të jenë në ruajtjen e mbarëvajtjes së marshimit, ndërkohë që parkimi dhe qarkullimi i mjeteve do të kufizohet. Qeveria e Francës ka mbyllur thuajse të gjitha akset rrugore të Parisit, tha Cazeneuve. Sheshet publike të kryeqytetit francez do të shërbejnë si pika takimi mes liderëve botërorë.

Ndërkaq, hetuesit francezë janë ende duke mbledhur bashkë rrjetën e lidhjeve mes tre të dyshuarve terroristë të vrarë gjatë së premtes, si dhe lidhjet e tyre të dyshuara me Al Kaedën në Gadishullin Arabik (AQAP) dhe me grupe të tjera terroriste. Ata do të mbeten në nivel të lartë alarmi edhe gjatë vijimit të hetimeve, thonë zyrtarët.

Vendi vazhdon të jetë i tronditur nga tri ditët e terrorit, gjatë të cilave mbetën 17 të vdekur dhe me mijëra të tjerë zbritën në shesh për manifestime të heshtura gjatë së shtunës.

Masat parandaluese mund të ndihmojnë disi në uljen e tensionit në një vend që është prekur ndjeshëm nga dhuna së fundi, ndërkohë që edhe Sinagoga e Madhe e Parisit është mbyllur gjatë së shtunës për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Vëllezërit terroristë, Cherif dhe Said Kouachi, autorë të sulmit vdekjeprurës të së mërkurës ndaj zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo”, u vranë të premten pas dy përpjekjeve për t’u shpëtuar rrethimit të forcave speciale. Ata janë të dyshuarit për vrasjen e 12 personave në ambientet e brendshme të revistës. Ndërsa Coulibaly, i dyshuari për vrasjen e një oficeri policie, u vra gjithashtu të premten, pasi kishte shkaktuar më parë 4 viktima mes pengjeve në supermarketin hebre. / Top Channel

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: