Kryeministri Mustafa bëri homazhe te varri i Enver Malokut (Video)

auto_isaaa1420979075Enver Maloku ishte një patriot, veprimtar dhe shkrimtar i madh dhe ata që ja morën jetën kishin për qëllim që të ndalin shkrimin shqip.

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ku ai së bashku me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, bën homazhe tek monumenti i Veprimtari Enver Maloku, në 16 vjetorin e vrasjes së tij.

Mustafa, po ashtu tha se me këtë rast ata shprehin mirënjohje për veprën e tij.

Mustafa: Ata që e vranë Enverin, kishin qëllim ndërprerjen e shkrimit shqip

“Sot jemi këtu për të shënuar 16 vjetorin e vrasjes publicistit, të veprimtarit, patriotit, të shkrimtarit, udhëheqësit të Qendrës për Informim të Kosovës, Enver Maloku. Jemi këtu së bashku me veprimtarët e LDK-së, me Fadilin e Enver Malokut. Sot shprehim mirënjohjen tonë shumë të madhe për punën e tij, veprën e tij, shprehim po ashtu hidhërimin tonë që për 16 vite nuk u gjetën vrasjet dhe nuk u zbardh kjo vrasje mizore e cila kishte për qëllim ndërprerjen e shkrimit shqip, të ndërprente pra dhe rrugën e Enver Malokut dhe të veprimtarëve të tjerë në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Por shteti është ndërtuar dhe vepra e tij mbeti këtu, respekti ynë ndaj veprës së Malokut mbeti këtu përgjithmonë, por mbetet po ashtu obligimi jonë që të punojmë së bashku me drejtësinë vendore dhe atë ndërkombëtare që të zbardhet edhe vrasja e Enver Malokut dhe vrasja e patriotëve dhe veprimtarëve tjerë”, tha Mustafa.

Ai po ashtu tha se këtë dhe shumë vrasje të tjera, do ta hulumtohen përmes Gjykatës Speciale e cila së shpejti do të funksionalizohet.

“Ne do të mundohemi që maksimalisht që kjo çështje tani të zhvillohet dhe të hulumtohet përmes Gjykatës Speciale e cila së shpejti do të funksionalizohet ndërsa vepra të tjera, të cilat nuk bien në fushëveprim të gjykatës special do të angazhohemi që të ta bëjnë organet vendore, prokuroria vendore dhe organet e drejtësisë sepse është në interes të vendit jo vetëm e familjeve dhe jo vetëm bashkëveprimtarëve, por të Kosovës që këto çështje të zbardhen një herë e përgjithmonë dhe ata që i kanë bërë këto ta marrin dënimin e merituar”, tha Kryeministri.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: