Qeveria se ndalon Fondin e “trurit”

1_-Qeveria-kursen-afër-15-milionë-euro-nga-luksii-700x469Alban Bujupi

Qeveria e Kosovës edhe këtë vit ka ndarë 1 milion euro për Fondin për kuadro, ndonëse një fond i tillë është kritikuar vazhdimisht nga sindikalistët.

Fondin për kuadro, që ndryshe njihet edhe si Fondi për “trurin”, ishte cilësuar diskriminues për shkak të favorizimeve të një kategori punonjësish. Ndue Kalaj, kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civil,ka thënë për gazetën Tribuna se ky fond nuk është asgjë tjetër veçse favorizim i militantëve partiak.
Edhe për kundër interesimit të Sindikatës së Shërbyesve Civil për të ditur se kush janë këta persona të quajtur “truri”, të cilët përfitojnë para të majme, Kala ka thënë se nuk kanë mundur kurrë të dine se për cilët persona bëhet fjalë.
“Me pretendimin mbi stimulimin e eksperteve për të kontribuar në Qeverinë e Kosovës, qeveria e kaluar ka harxhuar shuma të mëdha parash ku sipas asaj qe kemi pare ne nuk ka pas nevojë fare të formohet sepse nuk ka pas kuruar ndikimi pozitiv përveç se kanë shkuar shuma të mëdha parash në xhepat e disa militantëve partiak dhe njerëzve besnik të kryeministrit”, ka thënë Kala.
Sipas tij i ashtë quajturi fondi për “trurin”, ka qene dhe është duke vjelur para nga buxheti i shtetit në shuma marramendëse.
“Kërkesa jonë është që Fondi për kuadrot menjëherë të ndalet dhe ato mjete të destinohen për zbatimin e ligjit mbi pagat e nënpunësve civil që është obligativ për qeverinë për ta zbatuar ligjin e vet të cilin për fat të keq qysh nga viti 2010 e mbajnë peng në sirtarët e qeverisë”, ka thënë Kala
Në mandatin e qeverisë së kaluar nga Fondi për Kuadro kanë përfituar nga 180 deri 200 zyrtarë qeveritarë, ndërsa numri varion, varësisht prej kërkesave.
E shqetësuar me mënyrën e menaxhimit të Fondit për Kuadro që sillej prej rreth 2 milionë euro, ka qene Sindikata e Shërbyesve Civilë./Gazeta Tribuna/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: