Kryeministri Kërkon “Të Zbuten Fjalët”, Fajëson Shpend Ahmetin e Mimoza Kusarin

isa_mustafa_522386Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë thirrje që të mos bëhet, siç e ka quajtur ai, fushatë ndaj tre anëtarëve serbë të qeverisë që ai e drejton.

Komenti i tij erdhi pas reagimeve që shkaktoi deklarata e ministrit për Kthime dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, i cili i quajti “egërsira” protestuesit të cilët penguan serbët të hyjnë në kishën ortodokse të Gjakovës në ditën e Krishtlindjeve.

Mustafa ka kërkuar që “të zbuten fjalët, të ulen gjakrat, sepse kështu nuk ndreqim punë”.

“Neve vazhdojnë të na ndajnë drejtësi njerëzit nga vendet e tjera; për këto vite shumë nga ata udhëhoqën Kosovën dhe sektorët më të rëndësishëm. Dhe nuk u bë kjo punë aq e madhe, sa tani po bëhet, nga disa, pjesëmarrja në qeveri e serbëve që janë lindur apo atyre që jetojnë në Kosovë”, ka shkruar sot Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Ai tha se si kryeministër i vendit do të angazhohet maksimalisht për integrimin e të gjitha komuniteteve dhe për respektimin e tyre.

Reagime ka pasur edhe nga forcat politike në opozitë dhe nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, ndërsa Mustafa fajësoi atë, kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi  se po e shfrytëzojnë situatën për agjendat e tyre politike.

“Është më mirë që ata t’i kryejnë punët e tyre dhe t’i përmbushin premtimet e tyre para qytetarëve dhe para ligjit”.

“Ashtu siç edhe ministrat duhet të mendojnë dhe t’i njohin rrethanat, tragjeditë dhe pasojat e luftës para se të japin deklarata të pamatura”, tha ai dukeiu referuar deklaratave të ministrit serb Jabllanoviq.

“Dhe, së fundi a mendojmë ne, që me shekuj i kemi ruajt objektet fetare, që kemi kultivuar tolerancë e fqinjësi të mirë, se tani kemi të drejtë t’ua ndalojmë njerëzve që të vizitojnë objektet e tyre të kultit, varrezat dhe shtëpitë e tyre. Dhe, kur asnjëri nuk e bën punën e vet, më së lehti i vjen me ia shti fitilin vendit”.

“Konsideroj se është më e mbarë që të krijojmë ura bashkëpunimi dhe të punojmë për arsyet të cilat na bashkojnë”, tha Mustafa në postimin e tij.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: