Miranda: Më pëlqen të rri lakuriqe
Më duhet ta pranoj se më pëlqen të jem plotësisht e zhveshur, pasi kjo më bën të ndjehem më e lirë.
Dhe sa herë që kjo është e mundur, unë zhvesh të gjitha rrobat nga trupi dhe endem nëpër shtëpi
Edhe pse njihet si një vajzë e urtë dhe e tërhequr, supermodelja Miranda Kerr tregon se nuk është aspak një vajzë e tillë. ajo tani ka realizuar një seancë të nxehtë fotografish për një revistë.
Prapa objektivit të fotoaparatit ishte fotografi i famshëm Terry Richardson, ndërsa Miranda me krenari ka pozuar në poza tejet provokuese dhe me këtë rast ka zbuluar se çfarë tiparesh i pëlqen tek meshkujt, shkruan Zëri.
E njohur si ‘vajza nga lagjja’, Miranda këtë herë është paraqitur lakuriqe për ballinën e revistës së njohur ‘Harper’s Bazaar’. Ajo është paraqitur gjysmë e zhveshur, ku gjinjtë i ka mbuluar me duar, ndërsa në kokë ka një kapelë të madhe të zezë.
Ajo gjatë intervistës me këtë revistë, ka zbuluar se është një tip femra që e pëlqen të rri lakuriqe. “Më duhet ta pranoj se më pëlqen të jem plotësisht e zhveshur, pasi kjo më bën të ndjehem më e lirë.
Dhe sa herë që kjo është e mundur, unë zhveshi të gjitha rrobat nga trupi dhe endem nëpër shtëpi”, ka deklaruar ajo. Miranda ka folur edhe çfarë principi vlerëson tek meshkujt. “I adhuroj ata meshkuj të cilët dalin në gjah për femra”, ka deklaruar Miranda, duke shtuar se është më mirë kur meshkujt i fronë femrat dhe se nganjëherë femrat duhet të jenë të pakapshme për meshkujt. /Zëri/


