Blick shkruan për autobusin e Hajvalisë që dikur bartte postën zvicerane për Baden

0112Një rast interesant është vënë re nga një qytetar kosovaro -zviceran B.M. i cili derisa ishte për vizitë familjare në Kosovë, kishte parë një autobus të postës zvicerane me tabela të Kosovës duke lëvizur nëpër Prishtinë.

Mbishkrimi në xhamin e përparmë kishte drejtimin Baden via Stetten, vende këto në kanton Aargau në Zvicër.

“Në Kosovë kam parë shumë makina të postës zvicerane me tabela të Kosovës, por asnjëherë nuk kam parë që ato të udhëtojnë në drejtim të Badenit”, ka thënë kosovari për gazetën “Blick”, i cili ka dërguar edhe fotografitë në redaksi.

Posta zvicerane çdo vit braktisë nga 100 vetura, përcjell albinfo.

Këtë e di edhe Urs Bloch, zëdhënës i njësisë së Autobusëve të Postës Zvicerane. Autobusët e verdhë janë tashmë jo diçka e rrallë të shihen jashtë Zvicrës: “ Mesatarja e jetëgjatësisë së veturave të Postës zgjatë 12 vjet”, thotë Bloch. “Pastaj ata shiten në drejtim të Evropës lindore, juglindore apo edhe për në Itali”, ka thënë ai. Sipas tij posta zvicerane braktis çdo vit nga 100 makina !

Në rrethana normale mbishkrimet që tregojnë drejtimet nga shkojnë autobusët, hiqen ose ndryshohen nga blerësit.

“Blick” raporton se autobusë të verdhë me logon e postës zvicerane lëvizin edhe në Maqedoni, një i tillë është parë edhe në qytetin e Tetovës, ky në foton e mëposhtme.

04

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: